Ofendimet ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, vazhdojnë të jenë të pranishme herë pas here nga deputetët e opozitës në postimet e tyre në rrjetet sociale.
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu, me anë të një postimi në Facebook, e ka quajtur Kurtin psikopat.
“Ky i ka studiuar mirë, ka ardhur në përfundim që 40% i ka analfabetë funksionalë e pastaj iu ka servuar veç çka kanë pasur qejf ata me dëgju e me besu. Psikopat bre! Ama duhet me qenë psikopat me i besu një psikopati. Ju ka hupë topi, ju kanë kthy propagandës”, ka shkruar ajo.
Por, Musliu nuk u mjaftua me kaq.
“Rrenc, mashtrues!”, vazhdoi ajo.