Musliu: Grupi i Radoiçiqit po kryen stërvitje në Serbi, planifikojnë sulme në Kosovë

Kryetarja e Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë për Inteligjencë (AKI) Ganimete Musliu ka njoftuar se grupi paramilitar i terroristit serb të Milan Radoiçiqit është duke vazhduar ushtrime në disa lokacione të ndryshme dhe se vazhdimisht janë duke planifikuar mundësi për sulme në Kosovë

Ganimete Musliu, f

Kryetarja e Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë për Inteligjencë (AKI), njëherësh deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Ganimete Musliu, pas raportimit të kryeshefit të AKI-së, Petrit Ajeti, ka deklaruar se grupi paramilitar i terroristit të Milan Radoiçiqi është duke vazhduar ushtrime në disa lokacione të ndryshme dhe se vazhdimisht janë duke planifikuar mundësi për sulme në Kosovë.

Musliu ka thënë se gjendja e përgjithshme e sigurisë në Kosovë është stabile dhe se situata në katër komunat në veri është e qëndrueshme.

“Grupi terrorist është duke kryer ushtrime në disa lokacione në rrethinën e Novi Pazarit, Kopaonikut dhe Kralevës. Grupi paramilitar dhe terrorist, i udhëhequr nga Milan Radoiçiqi, vazhdon të jetë i strukturuar, ka mjete të mjaftueshme financiare, ka armë dhe mbështetje nga Beogradi zyrtar. Në vazhdimësi janë duke planifikuar, diskutuar mundësitë për sulme”, deklaroi ajo.

Musliu pas raportimit të Ajetit në Komision në konferencë për media theksoi se kërcënimet nga Serbia për tensionim të situatës së sigurisë në Kosovë vlerësohet të jetë “i lartë” dhe në forma të ndryshme, qoftë ato shtetërore apo joshtetërore.

“Serbia vazhdon të ketë synime agresive ndaj Kosovës. Shërbimet sekrete të Serbisë vijon të kenë si synim cenimin e sigurisë së Kosovës përmes mekanizmave shtetërorë dhe joshtetërorë. Janë rritur aktivitetet hibride, që kanë për qëllim polarizimin e shoqërisë, përhapjen e lajmeve të rreme dhe inskenim të incidenteve”.

Sipas Musliut, ushtria serbe ka rritur praninë e patrullave në zonën përreth kufirit në veri të Kosovës.

“Grupi terrorist vazhdon të jetë i strukturuar, ka mjete të mjaftueshme financiare, armë dhe mbështetje nga Beogradi zyrtar. Në vazhdimësi janë duke planifikuar e diskutuar mundësitë për sulme. Radoiçiq është duke mbajtur kontakte me grupe, organizata radikale. Ushtria serbe ka rritur praninë e patrullave në zonën përreth kufirit me Kosovën sidomos nga Zubin Potoku deri në Leposaviq. Rritja e kapaciteteve ushtarake dhe stërvitjet ushtarake janë tregues që Serbia vazhdon të ketë synime agresive ndaj Kosovës”- ka thënë ajo.

“Radoiçiq vazhdon bashkëpunimin e afërt me strukturat e sigurisë së Serbisë dhe me udhëheqësitë e shtetit dhe vazhdon duke mbajtur kontakte me disa grupe, organizata radikale dhe kriminale me shtrirje rajonale. Ushtria serbe ka rritur praninë e patrullave dhe dronave e saj në kufirin me Kosovën, sidomos nga Zubin Potoku në Leposaviç”, shtoi ajo.

Sipas saj, duhet pasur parasysh se nuk pritet diçka e mirë nga Serbia.

“Secili shtet ka të drejtë të manovroj në territorin e vet. Edhe Serbia i ka të drejtat të punoj në shtetin e vet si të dojë, derisa nuk ka provokime reale sulme të drejtpërdrejta. Kosova është duke e bërë punën e saj dhe nuk ka vend për shqetësim, janë në gjendje gatishmërie”, u shpreh tutje ajo.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika