Musliu: Identifikimi i zyrtarëve të AKI-së mund ta rrezikojë jetën e tyre

Kryetarja e Komisionit Parlamentar për Mbikëqyrjen e Agjencisë Kosovare të Inteligjencës, Ganimete Musliu, bashkë me anëtarët e këtij komisioni kanë takuar drejtorin e AKI-së, Petrit Ajetin, të cilit i kanë shprehur shqetësimin lidhur me publikimin e identitetit të pozitave te disa zyrtarëve te Agjencisë

Kryetarja e Komisionit Parlamentar për Mbikëqyrjen e AKI-së, Ganimete Musliu, ka shprehur shqetësimin për publikimin e identitetit të pozitave të disa zyrtarëve të AKI-së, duke e konsideruar atë veprim të rrezikshëm dhe pengesë për operacionet e tyre.

Gjatë vizitës që e ka bërë në AKI, Musliu ka thënë se ka kërkuar nga drejtori, Petrit Ajeti dhe vartësit e tij që të jenë të kujdesshëm, të përgjegjshëm e mbi të gjitha profesional në punën e tyre.

“Si Komision Parlamentar kemi shprehë shqetësimin tonë lidhur me publikimin e identitetit të pozitave te disa zyrtarëve te Agjencisë duke konsideruar si veprim të dëmshëm dhe pengesë për punë profesionale. Zbulimi i paautorizuar i identitetit të zyrtarëve te AKI-së dhe informacioneve tjera te ndjeshme, përveç që paraqet shkelje ligjore, është edhe pengesë për operacionet e AKI-së e në disa raste edhe mund të rrezikoj jetën zyrtarëve të saj”, ka shkruar Musliu në Facebook.

Musliu ka falënderuar mediat për bashkëpunim duke çmuar lart rolin e tyre për të mbajtur të informuar opinionin publik.

Por, ajo ka kërkuar nga qytetarët, si dhe mediat, që të jenë të vëmendshme dhe të tregojnë kujdes, kur raportojnë apo komentojnë çështje të ndjeshme që përfshijnë punonjësit dhe metodat e punës së AKI-së, meqë kjo sipas saj mund ta komprometojë sigurinë dhe efikasitetin e operacioneve të AKI-së.

Shija e redaktorit

 Themelorja lë në fuqi aktakuzën ndaj dy ish-ministrave Endrit Shala...

Gjykata Themelore në Prishtinë ka refuzuar kërkesat për kundërshtim të provave dhe për hudhje të aktakuzës, të parashtruara nga mbrojtja e dy ish-ministrave të...

Ambasada britanike për njohjen e Kosovës nga Sudani: Një moment...

Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë përmes një postimi në Facebook e ka uruar Kosovën për njohjen e marrë nga shteti afrikan, Sudani. Ambasada...

Sudani e njeh pavarësinë e Kosovën

Sudani, shtet në verilindje të Afrikës, e ka njohur pavarësinë e Kosovës të shtunën. Lajmin për njohjen e Kosovës nga Sudani e ka dhënë e...

Të fundit nga rubrika