Musliu kërkon dorëheqjen e ministres Haxhiu pas zhdukjes së mostrave të Deharit

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu, teksa kërkoi dorëheqjen e ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se nuk ka më justifikime

Ganimete Musliu





Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu, ka kërkuar dorëheqjen e ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

Kjo pas konferencës së ministres Haxhiu, e cila njoftoi se disa mostra të Astrit Deharit janë zhdukur nga Laboratori i Toksikologjisë në IML.

“Haxhiu lëri lojërat mos kukat, mos u viktimizo, por jep dorëheqje. Një popull e keni terrorizuar, duke abuzuar me rastin e Astritit, deri sa keni ardhur në pushtet. Nuk ka justifikime më. Nëse ke veç pak ndjeshmëri e pak moral jep dorëheqje!”, ka shkruar Musliu në Facebook.

Ndryshe, Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj, për RTV Dukagjinin ka konfirmuar se kanë pranuar informacione për zhdukjen e mostrave të Astrit Deharit dhe se kanë filluar hetimet lidhur me rastin.

“Kemi pranuar raportin informues, dhe kemi filluar ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme hetimore dhe brenda një afati të arsyeshëm besoj do të dalim me gjetje”, ka deklaruar ai.

Ndërsa, zëvendësdrejtori i IML-së, Naim Uka, për RTV Dukagjini, ka thënë se nuk mund të japë ndonjë informacion për zhdukjen e mostrave të Astrit Deharit, pasi sipas tij “mund të konsiderohet si ndërhyrje nga prokuroria”

Po ashtu, Haxhiu ka thënë se mbrëmë është kuptuar që mungojnë mostrat, por që nuk dihet se kur janë zhdukur.

“Në raksat apo mbajtëset e epruvetave kanë qenë 15 epruveta me gjak, një e urinës dhe një e lukthit. Nga këto, dy epruveta me gjak ia ka dhënë Institutit Zvicerran dhe policisë. Sipas informacioneve mungojnë 12 epruveta me gjak, një e urinës dhe një e lukthit”, ka vijuar Haxhiu.

Ajo ka theksuar se në këtë vend kanë qasje vetëm 3 persona.

“Në vendin ku ruhen këto mostra, kanë qasje vetëm tre persona, prej gjashtë vitesh, të gjitha të dhënat, provat dhe dëshmitarët janë tentuar të shtrembërohen apo zhduken”.

Ajo ka thënë se ky është akt i rëndë kriminal dhe se ka njoftuar menjëherë kryeprokurorin dhe drejtorin e policisë, pasi siç thotë ajo, kjo situatë e rëndë vë hije dyshimi në Institutin e Mjekësisë Ligjore.





Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika