Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, u ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës që përmes protestës t’i kërkojnë të drejtat e tyre.
Në Kuvendin e Kosovës, Musliu u kërkoi atyre që të bëhen bashkë kundër Qeverisë. Madje ajo u shpreh se Qeveria aktuale duhet të largohet me dhunë nga pushteti, sepse, sipas saj, ashtu edhe i ka fituar zgjedhjet.
“Ju ka kalu koha, ju ka kalu koha duke i akuzu qeveritë e kaluara, është koha të kfilleni. Qytetarë [të Kosovës] nëse qytetarë të Gjermanisë marrin guximin për të protestuar për të drejtat e tyre, pse ju jo. Kjo Qeveri e meriton, me dhunë si ka ardhë në pushtet, me dhunë të shkojë te shtëpia”, tha ajo.
Musliu tha se qytetarët e Kosovës janë varfëruar për shkak të politikave të dëmshme të Qeverisë së Kosovës.
“Po shohim tendenca për të mashtru qytetarët e Kosovës për të servuar propagandë. Ndoshta para tri viteve keni pas mundësi me i mashtru, ju kanë besu se kur të vini do bëni mrekulli. Kurse sot nuk mundeni, sepse i kanë në duar faktuarat e papaguara të energjisë, edhe pak i presin fakturat e reja që do vijnë me shuma marramendëse, ata kanë hall si do ia dalin”, tha ajo.