Musliu lëshon seancën, shkak mungesa e ministrave

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu, e ka lëshuar seancën e Kuvendit të Kosovës, për shkak të mungesës së ministrave.

Në seancën ku në rend dite janë pyetjet parlamentare, ajo është shprehur se ka pyetje për ministrat Liburn Aliu dhe Xhelal Sveçla, të cilët nuk ishin pjesë e seancës.

“E kam bërë një pyetje për ministrin Xhelal Sveçla me datën 5 qershor 2023, sot jemi në 1 dhjetor dhe ai nuk vjen të përgjigjet. Vetë fakti që unë kam pyetje parlamentare sot për Liburn Aliu dhe Xhelal Sveçlën dhe as sot nuk janë këtu, nuk e di pse ia vlen ne të rrimë në këtë seancë më. Ose koordinohuni me kabinetin qeveritar që ata të vijnë ta kryejnë obligimin ndaj kuvendit dhe qytetarëve të Kosovës, ose mos i thirrni këto seanca koti. Unë tërhiqem nga kjo senacë, sepse është e pakuptimtë dhe e padrejtë që të rri edhe më tutje në këtë kuvend”, është shprehur ajo.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika