Deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu ka deklaruar se kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka përkrahjen e të gjithë antarëve të PDK-së.
Kjo deklaratë e Musliut vie pas ngritjes së çështjes nga ana e analistit Dibran Hoxha mbi atë se a gëzon kryetari Krasniqi një mbështetje nga subjekti politik në të cilin bën pjesë.
“Memli Krasniqi jo vetëm të Sami Lushtakut që e ka përkrahjen por e ka përkrahjen e çdo anëtari të PDK-së por nëse ju, kushdo tjetër dhe LVV pret që antarët e PDK-së, duhet të flasin në kor dhe të mendojnë njëjtë kjo është gabim. PDK është PDK sepse e vlerëson debatin, e vlerëson mendimin ndryshe”, ka deklaruar Musliu.
Kjo e fundit ka theksuar se i vetmi që duhet të jape llogari për situatën e krijuar në Kosovë për të cilën lë përgjegjës Kurtin.
“Për situatën e jashtëzakonshme, përgjegjës kryesor është Albin Kurti dhe i vetmi që duhet të jap llogari, ju, dhe dhe qyetetarët e Kosovës, është Albin Kurti”, ka deklaruar ajo.