Musliu: Nuk më është ofruar asnjë mocion nga Haradinaj

Në "FIVE" të RTV Dukagjini, deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu thotë se nuk e ka pranuar një mocion për rrëzimin e Kryeministrit Kurti, nga ana e Haradinajt

Ishte kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ai i cili kishte kërkuar nga partitë opozitare në Kosovë, që ta mbështesin mocionin e propozuar nga partia e tij për rrëzimin e kryeministrit Albin Kurti nga pushteti.

Mirëpo, një mocion të tillë, deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, thotë se nuk e ka pranuar nga ana e Haradinajt.

“Unë e kam thënë te studiot e TV Dukagjinit se asnjëherë nuk më është ofruar një mocion nga Ramush Haradinaj. Jam deputete që 5 mandate, njihem mirë me të, hala një letër nuk ma ka ofruar e të më thotë ‘nënshkruje, se duam ta rrëzojmë Qeverinë’. Ne mundemi të bëjmë filma dhe show, realiteti kur jemi te nënshkrimet, ne e dijmë se sa numra duhen. Po mundohemi ta shpërfaqim paaftësinë e kësaj qeverije dhe këtë po e bëjmë çdo ditë”, ka deklaruar Musliu, në “FIVE” të RTV Dukagjini.

Gjersa e kishte cilësuar Qeverinë Kurti si “një fatkeqësi për Kosovën”, Haradinaj kishte deklaruar se mocioni është rruga e vetme për të shkuar në zgjedhje, derisa tha se është e pamundshme që Kurti ta dorëzojë me vullnet mandatin e tij.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika