Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu, takimin e fundit në mes të liderit të PDK-së, Memli Krasniqi, dhe kryeministrit Albin Kurti, e ka cilësuar si shumë të hapur dhe transparent.
Ajo ka theksuar se liderët e tjerë opozitarë kanë zhvilluar takime të fshehta me kryeministri Kurtin, kryetarin e Kuvendit Glauk Konjufca dhe presidenten Vjosa Osmani.
“Shumë më i ndershëm ka qenë takimi i Krasniqit me Kurtin, që ka qenë shumë i hapur dhe transparent sesa shumë takime që mbahen fshehtë nga liderët tjerë partiakë e parti tjera politike e që nuk shfaqen asnjëherë në opinion. Ka pasur takime të tilla, me Kurtin me Konjufcën me Osmanin e kështu me radhë. Partitë tjera opozitare dihet kush janë në Kosovë. Jo në takim të përbashkët, por ndaras”, ka deklaruar deputetja e PDK-së, Ganimete Muslu.