Musliu pas dënimit të Mustafës: E tmerruar nga vendimi i gjykatës në Hagë

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu, ka reaguar pas dënimit të ish-komandantit të UÇK-së, Salih Mustafa, nga Gjykata Speciale me 26 vjet burgim, duke thënë se ka mbetur e tmerruar nga ky vendim.

Sipas Musliut, ata që deponuan dosje në Hagë kundër çlirimtarëve të UÇK-së “marrja do t’i përcjellë edhe pas vdekjes”, duke thënë se shpirti i saj është rënduar nga dhimbja për Mustafën, pas vendimit që u mor nga Gjykata Speciale.

“Sot edhe pse ndërgjegjen e kam të pastërt, shpirti im është rënduar nga dhimbja për Calin dhe për veprën sublime të USHTRISË ÇLIRIMTARE TË KOSOVËS, për kryeveprën e historisë tonë kombëtare”, ka shkruar Musliu në Facebook.

Ndër të tjera, ajo ka falënderuar të gjithë ata që e kanë mbështetur kur ajo ka votuar kundër formimit të kësaj gjykate.

“Faleminderit të gjithë atyre që më mbështeten e më përkrahen në ato ditë torturuese që më besuan dhe më dhanë kurajo kur vendosa të votoj kundër kësaj gjykate, që sot po e përdhos gjakun e sakrificën e popullit tim”.

“Faleminderit Zot, që ma dhe durimin ta përballoj stresin e presionit që m’u shkaktua kur po votohej Gjykata Speciale. Faleminderit që ma dhe guximin që t’iu qëndroj fort bindjeve të mija të familjes, farefisit dhe shoqërisë sime”, ka vijuar tutje ajo.

Ndryshe, ish-komandanti i UÇK-së, Salih Mustafa, është dënuar nga Gjykata Speciale me 26 vjet burgim për krime lufte në Kosovë.

Prokuroria kishte kërkuar dënim unik prej 35 vjetësh burgim, kurse mbrojtja kishte kërkuar lirimin e tij nga të gjitha akuzat.

Mustafa është i dënuari i parë i Gjykatës Speciale për krime lufte.

Salih Mustafa dënohet me 26 vjet burgim

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika