Musliu për luftën hibride: Serbia ka mbi 30 mijë njerëz që punojnë për ta sulmuar Kosovën

ekspert i sigurisë, Agim Musliu, thotë se Serbia ka mbi 30 mijë njerëz që punojnë çdo ditë për të sulmuar Kosovën në të gjitha dimensionet e jetës. Musliu gjithashtu thotë se presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, dëshiron të vazhdojë misionin e Sllobodan Millosheviqit dhe t’ia kthejë borxhin NATO-s dhe SHBA-së për bombardimet e vitit 1999. Musliu shton se Serbia po armatoset me armë ofensive nga Rusia, Kina dhe Irani, me ndihmën e agjentëve të FSB-së

Agim Musliu, ekspert i sigurisë

Për dallim nga lufta konvencionale që zhvillohet në terren dhe me luftë të hapur, Serbia zhvillon luftë hibride ndaj Kosovës, dhe për këtë ka mbi 30 mijë njerëz që punojnë çdo ditë, ka pohuar eksperti i sigurisë, Agim Musliu.

Sipas Musliut, lufta hibride fillon nga diçka e përditshme dhe sociale, dhe përfundon në diçka jo aq të përditshme, siç është një intervenim ushtarak.

“Lufta hibride nuk është një dimension, i përshin të gjitha dimensionet e jetës. Që nga kultura, socialja, ekonomi e të tjera. Dhe përfundon një sulm terrorist siç e pamë në Banjskë, me intervenim ushtarak. Mund të ballafaqohemi shumë lehtë me këtë lloj të luftës hibride,  e cila është shumë e egër ndaj nesh, ne nuk kemi bash shumë kapacitet të zhvilluara.

Çdo institucion duhet t’i kenë në nivel goxha të lartë, sepse jemi të cenueshëm. Serbia ka shumë janë diku rreth 30 mijë njerëz që punojnë për çdo ditë në këtë aspekt dhe paguhen nga shteti për të sulmuar Kosovën në çdo aspekt. Edhe efekti arrihet, dashe s’dashe arrihet. E jona është të rritet kapacitetet dhe të insistojmë në të vërtetën, ta plasojmë të vërtetën”, ka treguar Musliu.

Sipas Musliut, presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, dëshiron t’ia kthejë borxhin NATO-s dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës për bombardimet ’99-tës.

Musliu ka theksuar se Vuçiqi dëshiron ta vazhdojë misionin që ka lënë në gjysmë kasapi i Ballkanit, Sllobodan Millosheviq.

“Vuçiqi dëshiron për t’ia kthyer borxhin NATO-s dhe Amerikës për bombardimet e Millosheviqit. Ata nuk e kanë kritikuar asnjëherë Millosheviqin që e ka qenë kasap apo i keq, por që nuk e ka përmbushë misionin. Ky dëshiron ta vazhdojë atë mision dhe do t’i hakmerret NATO-s dhe ShBA-ve për bombardimet që u ka pësuar në Serbi. Në atë moment të bashkëpunim me Putinin, ai edhe armatoset, edhe i zhvillon taktikat, jo vetëm për rajon, por edhe gjetiu, ku informohet nga Vulini dhe agjentë tjerë të FSB-së. Në RS e kemi një trimërim të Dokut që kërcënon edhe zyrtarët dhe ambasadorë tjerë. Kjo vjen nga një përkrahje e Putinit, të cilat janë të kota, historikisht Rusia nuk i ka ndihmuar Serbia, as Serbisë dhe askujt”, ka thënë Musliu në “FIVE” të Dukagjinit.

Sipas Musliut, Serbia është duke u armatosur në mënyrë të shpejtë me armatim ofensivë.

“Serbia po armatoset me hapa të shpejtë me armatim ofensiv, me aeroplanë nga Rusia, me raketa nga Kina dhe me armatime tjera si helikopter dhe armatime të tjera që i prodhon vetë. Hiç më larg se dje agjenti i FSB –së i Putinit kishte një vizitë në ushtrinë serbe, ku me rastin e vizitës nuk e la pa përmendur edhe sistemin e raketave aa1 që e bejten nga Kina… dhe disa mjete tjera nga Rusia për pengimin e kombinimit, dhe po ashtu, një mijë dronë vetëvrasës që i kanë porositur nga Irani…”, ka shtuar Musliu.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika