Musliu për Osmanin: Mospërmendja e Thaçit në fjalim tregon urrejtjen patetike të një gruaje të llastuar

Ganimete Musliu, deputetja e PDK-së, ka akuzuar presidenten Vjosa Osmani për injorancë dhe urrejtje patetike, pasi nuk e ka përmendur emrin e ish-presidentit Hashim Thaçi në fjalimin e saj vjetor në Kuvend

Kryetarja e komisionit parlamentar për mbikëqyrjen e AKI-së, Ganimete Musliu.

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu, ka kritikuar presidenten Vjosa Osmani për mospërmendjen e emrit të ish-presidentit Hashim Thaçi në fjalimin e saj vjetor në Kuvendin e Kosovës.

Musliu ka akuzuar Osmanin për injorancë dhe urrejtje patetike, duke e karakterizuar si një “grua të llastuar”.

Në një postim të saj në Facebook, Musliu ka thënë se mospërmendja e emrit të Thaçit në kontekstin e historisë së Pavarësisë së Kosovës është një tregues i mungesës së njohurive dhe një shprehje e urrejtjes së vazhdueshme ndaj një periudhe të lavdishme të historisë së vendit.

Deputetja e PDK-së, gjithashtu, ka thënë se kjo është arsyeja pse ajo nuk ka qenë pjesëmarrëse në fjalimin e presidentes Osmani, duke e cilësuar atë si një grua që nuk mund të shërohet nga urrejtja patetike ndaj një periudhe të njohur të historisë së Kosovës.

“Vjosa Osmani edhe sot e dëshmoj që nuk mund të jetë më shumë se një Vjosë. Kur flitet për historinë e Kosovës e nuk përmendet emri i Presidentit qe shpalli Pavarësinë e Kosovës, Presidentit Hashim Thaçi, kjo tregon injorancën dhe urrejtjen patetike të një gruaje të llastuar si Vjosa. Prandaj unë sot nuk bojkotova adresimin e Presidentit te shtetit tim, bojkotova fjalimin e një gruaje qe nuk mund të shërohet nga urrejtja patetike ndaj një epoke te lavdishme të historisë”, ka shkruar ajo.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, teksa ka komentuar bojkotin e fjalimit të saj vjetor nga deputetët e PDK-së dhe të AAK-së duke theksuar se i ka kryer detyrat e saj si presidente dhe se dera e saj është gjithmonë e hapur për interesat qytetare dhe nacionale.

Ajo u është përgjigjur kritikave të opozitës duke thënë se as ata vetë nuk u besojnë atyre që kanë shkruar për fjalimin e saj.

Osmani tutje ka thënë edhe se Gjykata Kushtetuese vendos nëse draft-statuti i Asociacionit ka ndonjë shkelje.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika