Musliu për Sveçlën: Sigurinë e vendit e trajton përmes rrugëve të bamirësisë

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu, ka reaguar pas postimit të Ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, duke thënë se duhet të zgjedhet drejtori i Policisë, e jo të tregohet bujaria e fisnikëria

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu, ka reaguar pas postimit të Ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, i cili ka thënë se Institucionet e Kosovës i kanë kapacitetet për largim të barrikadave, duke shtuar se të premten, zyrtarëve policorë në Veri, u është përgatitur darkë nga bizneset dhe familjet bujare.

Ndaj këtij postimi, ka reaguar deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, e cila i ka bërë thirrje Sveçlës që të zgjedhet drejtori i Policisë e jo të tregohet bujaria e fisnikëria.

Gjithashtu, ajo ka vazhduar me kritikat për udhëheqësinë, duke thënë se nuk kanë plan si ta qeverisin vendin.

“Zgjedheni drejtorin e policisë e mos na tregoni se sa bujarë e fisnikë janë shqiptarët, sepse e dijmë, sikurse e dijmë që ti dhe shefi yt nuk keni as plan e as vullnet për ta qeverisur këtë vend”, ka shkruar Musliu në llogarinë e saj në Facebook.

Musliu për darkën e ngrënë nga zyrtarët policorë mbrëmë, për të cilën, Sveçla ka shkruar më parë në rrjetin e tij social në Facebook, ka thënë se siguria në vend po trajtohet përmes rrugëve të bamirësisë.

“Në njërën anë krenohen qe kanë miratuar buxhetin më të lartë për siguri, në anën tjetër  sigurinë e vendit e trajton përmes rrugëve të bamirësisë. Xhelal Sveçla, Ministër i Brendshëm i qeverisë së Albin Kurtit për turpin e tij e tonin si shtet, po mburret që ushqimin për policinë në Veri po e siguron përmes rrugës së bamirësisë”, ka shkruar Musliu.

Ndër të tjera, Musliu i ka quajtur dështaka dhe shkatërrues të institucioneve Sveçlën e Kurtin. Sipas saj,  Policia duhet trajtohet ndryshe.

“O dështaka o shkatërrues të institucioneve, policinë e këtij vendi trajtojeni me dinjitet, siguroni paga, ushqim, armatim e veshmbathje”, ka thënë Musliu në postimin e saj.

Shija e redaktorit

Blinken uron Shqipërinë: Lidhjet tona do të vazhdojnë të lulëzojnë

Në një mesazh për 28 Nëntorin, sekretari i Shtetit të SHBA-së, Antony  Blinken, shprehu urimet e tij për popullin shqiptar, duke theksuar marrëdhëniet e...

Osmani: 28 Nëntori, kujtim i sakrificave dhe simbiozë e tri...

Në një urim për 28 Nëntorin, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka theksuar rëndësinë historike të kësaj dite, duke e cilësuar atë si një...

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të fundit nga rubrika