Musliu: Personi që më kërcënoi kishte rënë nën ndikimin e propagandës së VV-së

Ganimete Musliu, deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, ka reaguar pasi Gjykata Themelore e Prishtinës ka dënuar mërgimtarin Driton Maloku me 6 muaj burgim për kanosje ndaj saj. Megjithatë, ajo ka shprehur pakënaqësi për dënimin e personit që e ka sulmuar, duke e konsideruar të ulët

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka reagur pasi Gjykata Themelore e Prishtinës e ka dënuar mërgimtarin Driton Maloku me 6 muaj burgim për kanosje ndaj saj.

“Sot Gjykata e dënoi me gjashtë muaj burg personin që më kanosi në dhjetor të vitit të kaluar, pas një debati të ashpër që kisha me kryeministrin Kurti në seancë plenare”, ka shkruar Musliu.

Tutje, ajo ka shkruar se “ky person që më kanosi nga Zvicra, të premten në seancë tha se nuk voton në Kosovë prej 20 vitesh” dhe pranimin e fajësisë e bëri krejt formalisht e në mënyrë të pasinqertë. Por, në një pikë, ai ishte shumë i sinqertë. Deklaroi se “kishte rënë nën ndikimin e propagandës së Lëvizjes Vetëvendosje”.

Ndër të tjera, sipas saj “ky është një shembull konkret se gjuha me të cilën partia – shtet i ushqen militantët e saj, është gjuhë e urrejtjes, përçarjes dhe mosdurimit. Dhe si e tillë jo vetëm e papranueshme, por edhe e dënueshme”.

“Përndryshe, konsideroj se dënimi ndaj personit që më kanosi është shumë i ulët dhe do të konsultohem me avokatin tim për të ndërmarrë veprimet e nevojshme për ta kundërshtuar me ankesë”, ka përfunduar Musliu.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika