Musliu propozon një “logo të re” për VV-në

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu i ka propozuar "një logo të re" Lëvizjes Vetëvendosje. Ajo ka vendosur një fotografi ilustruese, dy qershia të lidhura në formë të zemrës të cilës i ka vendosur mbishkrimin qershia e zemrës

Deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu
Deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu, ka ironizuar me  Lëvizjen Vetëvendosje (LVV), duke propozuar një “logo të re”.

Përmes një postimi në Facebook, ajo ka vendosur një fotografi ilustruese, dy qershia të lidhura në formë të zemrës, të cilës i ka vendosur mbishkrimin qershia e zemrës, ku sipas saj, kjo do të ishte logoja ideale për VV-në.

“Mirëmëngjesi o njerëz të mirë! Duke parë skandalet dhe mashtrimet e njëpasnjëshme të Qeverisë, a pajtoheni edhe ju që kjo do ishte logo ideale per VV-në?!”, ka shkruar Ganimete-Musliu.

May be an image of heart and cherries

Ndryshe, më herët në njërën nga seancat e Kuvendit të Kosovës, deputetja Musliu kishte ironizuar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

“Dreqi të hangtë Albin, nuk le asnjë qershi pa e hangër”, kishte thënë Musliu në seancën e kuvendit drejtuar Kurtit.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika