Musliu: Serbia po ndërton bazë ushtarake afër kufirit

Kryetarja e Komisionit për Mbikëqyrjen e AKI-së, Ganimete Musliu, ka deklaruar se në takim me drejtorin e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë Petrit Ajeti, është biseduar pët sigurinë në vend pas sulmeve terroriste në Banjskë

Ganimete Musliu, f

Kryetarja e Komisionit për Mbikëqyrjen e AKI-së, Ganimete Musliu, ka deklaruar se në takim me drejtorin e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë Petrit Ajeti, është biseduar për sigurinë në vend pas sulmeve terroriste në Banjskë.

Sipas Musliut, siguria e vendit do të jetë mbi interesat partiake, duke shtuar se AKI-ja së bashku me forcat e rendit kanë qenë në krye të detyrës në mbrojte të vendit.

“Dua të theksoj me bindje të plotë se AKI së bashku me forcat e rendit në krye të detyrës në mbrojte të vendit. E kam potencuar se siguria e vendit është mbi interesat partiake. Kishte pretendim të mbajtjes së tensioneve dhe të krijonte tensione në Kosovë”, ka thënë Musliu, raporton EO.

“Anëtarët e AKI e kanë dëshmuar profesionalizmin dhe në bazë të fakteve që janë paraqitur, grupet terroriste kanë hyrë përmes rrugëve ilegale”.

Musliu para mediave konfirmoi se Serbia është duke ndërtuar një bazë ushtarake në afërsi me kufirin e Kosovës.

“Janë vërejtur ushtri në kufi, është konfirmuar se në zonën e njohur e Izovorit, po ndërtohet një bazë ushtarake. Por, kjo po ndërtohet në afërsi me kufirin me Kosovën. Pamjet me dronë kanë konfirmuar këtë. Gjendja e sigurisë është e brishtë dhe e tensionuar, duhet të jemi të kujdesshëm ndaj çdo provokimi të mundshëm”.

Ndryshe, shefi i AKI-së, Petrit Ajeti, me fillim nga ora 10:00, gjatë ditës së sotme ka raportuar para Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë.

Drejtori i AKI-së së fundmi është parë të jetë shumë aktiv, ku përveç takimeve me drejtues të institucioneve, ka marrë pjesë edhe në takim me presidenten Vjosa Osmani dhe me partitë opozitare, ku ka dhënë detaje për zhvillimet në veri të vendit.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika