Musliu-Shoshi: Krisje të raporteve ka VV-ja me Presidencën, Gërvalla vetëm vegël e Kurtit

"Nuk e vlerësoj që Gërvalla është akter i rëndësishëm, është vegël e Kurtit. Mendoj se ka krisje të raporteve në mes të VV-së dhe presidencës", ka deklaruar Musliu-Shoshi

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ariana Musliu – Shoshi, ka thënë se ka krisje të raporteve në mes të Qeverisë dhe Presidencës, teksa ka theksuar se ministrja Gërvalla nuk është aktor i rëndësishëm të ndikojë në raportet e tyre.

Në emisionin “Rreth e Rrotull”, Musliu-Shoshi ka thënë se ministrja Gërvalla është vetëm “vegël” e Kurtit.

“Nuk e vlerësoj që Gërvalla është akter i rëndësishëm, është vegël e Kurtit. Mendoj se ka krisje të raporteve në mes të VV-së dhe Presidencës”, ka deklaruar Musliu-Shoshi.

Kjo deklaratë e saj vjen pasi dje Presidenca e Kosovës ka deklaruar se Qeveria nuk është koordinuar dhe konsultuar në lidhje me letrën që ministrja Gërvalla ia adresoi Këshillit të Evropës (KiE).

Lexo edhe: “Krisje” mes Kurtit e Osmanit? – Presidenca nuk e përkrah letrën drejtuar KiE-së

Në një përgjigje për Dukagjinin nga Presidenca kanë bërë të ditur se përkrahin qëndrime dhe veprime që janë të konsultuara dhe të koordinuara paraprakisht me ta.

Dhe kjo letër e Qeverisë nuk është konsultuar më herët me presidenten Vjosa Osmani dhe rrjedhimisht nuk merr përkrahjen e saj.

Por, nga MPJD-ja kanë thënë se në letër janë zotimet e krerëve të shtetit që janë bërë në prill të këtij viti.

Në lidhje me këtë pati përplasje edhe nga distanca në mes të Qeverisë e Presidencës.

Presidenca i reagoi Donika Gërvallës duke i gjetur edhe gabime në data.

Në një prononcim për “Debat Plus”, Bekim Kupina ka thënë se Qeveria dhe MPJD-ja nuk kanë treguar koordinim e bashkëpunim me presidenten Vjosa Osmani.

Sipas tyre, kjo nuk e ndihmon Kosovën.

Në prononcim theksohet se presidentja po vazhdon angazhimin që sa më parë të mbahet një seancë për anëtarësim të Kosovës në KiE.

Lexo edhe : Presidenca shfaq gabimin e Gërvallës, “akuzon” Qeverinë se me veprimet e tyre s’po e ndihmojnë Kosovën

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika