Musliu-Shoshi pas postimit të Gërvallës: E dhimbshme të mos falënderohet gjaku i dëshmorëve

Më 12 qershor, 23 vjet më parë në Kosovë ishin vendosur 50 mijë ushtarë të NATO-s, duke i dhënë fund luftës në Kosovë. Urimi i Gërvallës për Ditë e Çlirimit ka nxitur reagime në rrjetin social Facebook

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla dhe deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, gjatë urimit të saj për Ditën e Çlirimit të Kosovës, ka falënderuar ushtarët e NATO-s, mirëpo nuk ka përmendur pjestarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Postimi i Gërvallës në Facebook ka nxitur reagime të shumta në rrjetet sociale, e në mesin e tyre edhe atë të deputetes së PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi.

Postimi i Ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla

Musliu-Shoshi ka thënë se është e dhimbshme sesi një ministre e jashtme uron popullin shqiptar për Ditën e Çlirimit, e nuk falënderon gjakun e dëshmorëve të UÇK-së.

“Nën petkun e zëvendëskryeministres dhe ministres së jashtme të Kosovës është e dhimbshme dhe e çuditshme të urosh popullin shqiptar për ditën e çlirimit pa falënderuar gjakun e dëshmorëve të UÇK-së e pa e çmuar jetën e sakrificën e atyre pjesëtareve që janë gjallë e liderëve të UÇK-së në luftë e paqe që sot padrejtësisht janë në Hagë”, ka shkruar Musliu-Shoshi.

 

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi.

Ndër të tjera, deputetja Musliu-Shoshi ka shtuar se si mund të pritet mbrojtja e drejtë e luftës së UÇK-së nga një qëndrim i tillë qeverisës.

“Është fatkeqësi që me qëndrim të tillë të qeverisë presim mbrojtjen e drejtë të luftës së UÇK-së, dënimin e Serbisë për gjenocidin në Kosovë, e trajtimin me dinjitet të veteranëve”, ka shkruar Musliu-Shoshi.

Gërvalla për Ditën e Çlirimit: Fitimtarë jemi gjithmonë atëherë kur jemi të bashkuar

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika