Musliu: Sot gratë në politikë nuk kanë kauza reale, i kanë për klikime dhe modë

Deputetja nga rradhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka qenë e ftuar në emisionin “Moment” në RTV Dukagjini dhe ka folur më shumë rreth karrierës së saj në politikë, gjersa ka theksuar ndryshimet mes grave në politikë pas luftës dhe në ditët e sotme. Sipas Musliut gratë në ditët e sotme nuk kanë kauza dhe ëndrra në politikë, ndërsa ka thënë se sot luftojnë më shumë për pozita në pushtet

Ilustrim


Deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës(PDK), Ganimete Musliu, ka folur në emisionin “Moment” në RTV Dukagjini, për hyrjen e saj në politikë, dhe kauzat e grave në politikë në periudhën e pasluftës dhe në ditët e sotme.

Sipas Musliut, atë kohë gratë kanë pasur më shumë kauza, vizione e ëndrra në politikë, që sipas saj në ditët e sotme gratë nuk kanë kauza reale.

“Është një krahasim i madh sepse gratë në përgjithësi edhe para lufte, pas lufte dhe gjatë luftës, kanë pasur kauza, vizione, ëndrra, dëshira, kanë ditë të pozicionohen, të ngrehin zërin, kanë shkëlqyer kudo, përfshirë këtu edhe politikën”.

“Ndërsa tash janë diametralisht të kundërta, atëherë ka pas aktivitete e kauza, sot fatkeqësisht nuk kanë kauza reale, i kanë për klikime, për modë”, ka thënë deputetja Musliu.

Gjithashtu, ajo ka theksuar se në kohën kur ka hyrë në politikë, Kosova ka qenë e shkatërruar dhe nuk kanë pasur ambicie për pushtet e as për luftë brrylash.

“Kemi pasur atë fazën emergjente kur në Kosovë ka qenë gjithçka e shkatërruar dhe krejt çka kemi dashtë ka qenë me pa Kosovën mirë, domethënë nuk kemi pasur ambicie për pozita, për pushtet, e as luftë brrylash domethënë gjithçka ka qenë vullnet, optimizëm dhe energji pozitive që vendin ta ndërojmë”, ka bërë të ditur Musliu.

Gjersa ka theksuar se në politikë, njerëzit duhet të jenë përgjegjës dhe me përvojë, pasi sipas saj politika nuk është teatër.

“Politika konsideroj që nuk është bimë e teatrit, në politikë duhet të kesh përgjegjësi, llogaridhënie, përvojë. Nuk është teatër politika. Sot fatkeqësisht po investohet në gjëra të kundërta që është investuar atëherë”, ka theksuar Musliu.

Ajo ndër të tjera, ka treguar për rrëfimin e saj në politikë, që ka treguar se qysh në fillim kishte hyrë në politikë për të ringjallur vendin pas luftës.

“Kur jam kyç në politikë jam kyç si një vajzë e re idealiste që don me e pa vendin e vet mirë dhe me e ndihmu për ringjalljen e vendit pas luftë e për zhvillim”, ka shtuar Musliu.

E pyetur për hyrjen e saj në Partinë Demokratike të Kosovës, Musliu ka thënë se e kishte menduar si e re të hyjë në PDK, gjersa ka thënë se e kishte ditur se askush më mirë se PDK nuk do të ndërtonte lirinë në vend.

Tutje, Musliu ka falënderuar të gjitha gratë që kanë qenë pjesë e PDK-së atë kohë, pasi kanë ndihmuar në ndërtimin e Kosovës dhe Partisë Demokratike të Kosovës.

“U jam mirënjohëse të gjitha grave që kanë dhënë kontribut në ndërtimin e PDK-së dhe Kosovës. Jam mirënjohëse për mbështetjen, hapjen e rruges që na kanë bërë neve të rejave atëherë”, ka përfunduar Musliu.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika