Musliu thotë se në AKI u punësuan militantë të VV-së

Kryetarja e Komisionit për Mbikëqyrjen e AKI-së, Ganimete Musliu, ka deklaruar se në konkursin e fundit të punësimit në AKI janë pranuar edhe militantë të Lëvizjes Vetëvendosje

Kryetarja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë Kosovare të Inteligjencës (AKI), Ganimete Musliu, ka ngritur shqetësime lidhur me procesin e punësimeve në AKI, teksa ka përmendur kërkesën e saj për anulimin e konkursit të fundit shkak i shkeljeve të evidentuara.

Në “Debat Plus”, Musliu ka theksuar se mbi 1,600 persona kanë konkurruar në këtë konkurs, ku vetëm 50 janë pranuar, përfshirë vetëm 8 gra.

“Sa i përket çështjes së punësimeve në AKI, përveç që e kam ftuar drejtorin në Komision, ne kemi bërë vizitë në AKI, ku unë kam kërkuar në detaje që të informohemi si komision për procedurat se si ka rrjedhë konkursi dhe si ka shkuar konkursi. Në atë konkurs kanë konkurruar mbi 1,600 persona, prej tyre 800 kanë hyrë në intervistë me gojë. Prej 800 personave janë pranuar 50 persona, prej tyre janë pranuar vetëm 8 gra. Unë i kam ngritur shqetësimet e mia dhe të gjeturat që kanë dalur nga komplet rrjedha e tij konkurs dhe i kam dërguar letër me shkrim drejtorit të AKI-së, ku i kam kërkuar që ai konkurs të anulohet, sepse kam evidentuar shkelje të faktuara. Të cilat janë, që në atë konkurs ka pasur thjesht kritere të eliminimit, në momentin kur ata janë pranuar, nuk kanë pasur kë ta përjashtojnë,” ka deklaruar Musliu.

Musliu ka bërë të ditur se në këtë proces kanë qenë të përfshirë edhe militantë të Lëvizjes Vetëvendosje.

“Mënyra se si ka rrjedh procesi i punësimit, ajo është e padiskutueshme që ka edhe militantë të partisë, unë nuk mund të flas me emra. Një nga kriteret ka qenë njohja e gjuhëve të huaja, ndërsa testin për gjuhë të huaja e kanë bërë vetëm në gjuhën angleze. Dhe në fund e kanë futur si gjuhë të huaj edhe gjuhën serbe, kjo është një nga elementet e praktikës eliminuese të kriterit,” ka shtuar Musliu.

Shija e redaktorit

Blinken uron Shqipërinë: Lidhjet tona do të vazhdojnë të lulëzojnë

Në një mesazh për 28 Nëntorin, sekretari i Shtetit të SHBA-së, Antony  Blinken, shprehu urimet e tij për popullin shqiptar, duke theksuar marrëdhëniet e...

Osmani: 28 Nëntori, kujtim i sakrificave dhe simbiozë e tri...

Në një urim për 28 Nëntorin, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka theksuar rëndësinë historike të kësaj dite, duke e cilësuar atë si një...

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të fundit nga rubrika