Agim Musliu, Drejtor i Institutit Octopus, ka komentuar veprimet e fundit të Qeverisë së Serbisë në raport me avokatin Çedomir Stojkoviq, pasi ky i fundit qëndroi për homazhe në Prekaz e më pas u ndalua në aeroportin “Nikolla Tesla” nga autoritetet serbe.
Pas rrahjes së Nikolla Sanduloviqit nga sherbi sekret serb, BIA, avokati i tij Stojkoviq vizitoi Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, si dhe vendosi kurora lulesh mbi varrin e Blerina Jasharit, vajzës shtatëvjeçare të vrarë nga forcat serbe më 1998.
Stojkoviq me këtë rast kishte lënë një mbishkrim në librin e kujtimeve kushtuar Blerina Jasharit.
Teksa kritikoi ashpër presidentin serb Aleksandar Vuçiq i cili në kohën e luftës në Kosovë ishte ministër i propagandës së Millosheviqit. Ai gjithashtu kritikoi politikat e Vuçiqit karshi Kosovës.
Stojkoviq gjatë kthiit për në Serbi u ndalua për katër orë për t’u marrë në pyetje në kufi nga autoritetet serbe.
Megjithatë, autoritetet serbe nuk vepruan njësoj me avokatin Stojkoviq sikurse me liderin opozitar Sanduloviq, të cilin e rrahën barbarisht duke e bërë për spital.
Veprimet e Stojkoviqit, Musliu i komenton si të frikshme për pushtetin e Vuçiqit në Beograd.
“Qeveria e Serbisë (Vuçiq) tani ka frikë nga çdo lëvizje e njeriut, i cili ka mundësi të bëjë paqe në Ballkan, avokatit dhe luftëtarit për drejtësi, Çedomir Stojkoviq”, ka shkruar Musliu në një postim në rrjetin social X.
The government of #Serbia (#Vucic) is now afraid of any movement of the man who has the opportunity to make peace in the Balkans, the lawyer and fighter for justice, Cedomir Stojkovic! @FIGHT_4_RIGHT_S https://t.co/TCguyLg3MB
— Agim Musliu (@agim_musliu) January 21, 2024
Kjo, sipas tij, ka ndodhur pasi vendosi lule mbi varrin e një fëmije shqiptar të vrarë në Kosovë dhe pas deklarimeve të Aleksandar Vuçiq në Davos se është “turp për gjithë jetën dhe futja e fytyrës në baltë dhe se prokuroria dhe policia duhet të bëjnë punën e tyre në këtë çështje”.
Avokati serb edhe një herë ka përkujtuar se çfarë ndodhi me Nikola Sanduloviq.
“Për të njëjtën gjë ai u rrah, u arrestua dhe u mbajt në paraburgim për 10 ditë. Nëse Joseph Goebbels do të ishte bërë kryeministër/president në vend të Konrad Adenauer-it pas Luftës së Dytë Botërore, Gjermania do të ishte sot njësoj si Serbia, ku jo pas Slobodan Millosheviq, ministri i propagandës së Millosheviq, Aleksandar Vuçiq u bë president/kryeministër”, ka shkruar avokati serb në rrjetin X.