Musmurati fillon projektin “Ora e Leximit” për të gjitha shkollat e Prishtinës

Drejtoresha e Arsimit në Komunën e Prishtinës, Besianë Musmurati, e ka filluar projektin e ri “Ora e Leximit” për nxënësit e klasave të para deri te e pesta

Besianë Musmurati

Drejtoresha e Arsimit në Komunën e Prishtinës, Besianë Musmurati, ka prezantuar projektin e ri për shkollat e Prishtinës, i cili quhet “Ora e Leximit”, projekt që do të zbatohet për klasët e para deri te e pesta.

Musmurati theksoi që Komuna e Prishtinës ka blerë libra të rinj, në vlerë prej mbi 100 mijë eurosh, dhe se ato do t’i shpërndajë në shkolla.

“Fëmijët do të lexojnë libra që atyre ju pëlqejnë. Do të lexojnë Utën e Maleve, Piter Panin, Princin e Vogël, Aventurat e Profesor Kantit, Qarlin që transformohet në T-Rex, Ditarin e Djaloshit Nerd, do të mësojnë për Musinë Kokalarin, Greta Thunberg, Nënë Terezën, e shumë e shumë figura të tjera” tha Musmurati.

Me zhvillimin e kësaj politike të re, që përfshin të gjitha shkollat e Prishtinës, synohet që të përmirësohet raporti i nxënësve me librin, e, rrjedhimisht, të rritet cilësia e arsimit në Prishtinë.

Kjo vjen si pasojë e rezultateve të dobëta në PISA, ku është vlerësuar se nxënësit e Kosovës nuk kanë njohuri të mjaftueshme për të lexuar dhe kuptuar një tekst.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika