Nënkryetarja e PDK-së, Besianë Musmurati, ka deklaruar se fushata zgjedhore e partisë së saj deri më tani ka përkrahje të mjaftueshme nga qytetarët në mbarë Kosovën.
Në Debat Plus, ajo ka theksuar se takimet me qytetarët po japin rezultate pozitive dhe se shumë prej tyre janë të hapur për ofertën programore të PDK-së.
“Fushata jonë po shihet se ka puls, kudo që po shkojmë, po takojmë qytetarë gjithandej nëpër Kosovë, prej sferave të ndryshme po na përkrahin po afrohen po interesohen për program, disa ende janë të pavendosur se për kë do të votojnë pro me rëndësi e kanë mendjen e hapur edhe janë të gatshëm me dëgju oferta programore edhe se qysh kemi me ia përmirësua jetën atyre”, ka deklaruar Musmurati.
Ajo ka potencuar se PDK-ja është në rrugën e duhur për të arritur një rezultat fitues në zgjedhjet e 9 shkurtit, duke shtuar se ka ende kohë dhe se do të vazhdojnë me intensitet fushatën për të siguruar mbështetje të mëtejshme.
“Po besoj jemi në rrugën e duhur, jemi vetëm në ditën e 12-të kemi kohë, ashtu siç e kemi filluar fushatën do ta arrijmë që më 9 shkurt ta kemi një rezultat fitues për PDK-në”, ka theksuar ajo.