Musmurati: Këtë të enjte shkollat e Prishtinës nisin fushatën “Çohu kundër dhunës”

Drejtoresha e Arsimit në Komunën e Prishtinës, Besianë Musmurati, ka thënë se nga kjo e enjte siguria dhe politikat anti-dhunë janë prioritet i secilës shkollë në Komunën e Prishtinës

Ilustrim

Drejtoresha e Arsimit në Komunën e Prishtinës, Besianë Musmurati, ka thënë se me nismë të vetë nxënësve të Prishtinës, nga kjo e enjte siguria dhe politikat anti-dhunë janë prioritet i secilës shkollë në Komunën e Prishtinës.

Ajo ka njoftuar përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook, duke thënë se së bashku me shumë shkolla fillore të Prishtinës, kanë lansuar sot fushatën “Çohu kundër dhunës”, e cila synim kryesor do të ketë parandalimin, identifikimin, raportimin dhe trajtimin e dhunës nga këndvështrimi i fëmijëve.

“Me nismë të vetë nxënësve të Prishtinës, nga sot siguria në shkollë dhe politikat anti-dhunë janë prioritet i secilës shkollë në komunën tonë! Së bashku me shumë shkolla fillore të Prishtinës, po lansojmë sot fushatën “Çohu kundër dhunës”, e cila synim kryesor do ta ketë parandalimin, identifikimin, raportimin dhe trajtimin e dhunës nga këndvështrimi i fëmijëve. Përmes kësaj fushate, mijëra nxënës në Prishtinë do të përfshihen direkt në aktivitete ndërgjegjësuese mbi dhunën, ndërsa indirekt në proceset e vendimmarrjes mbi politikat e reja të DKA-së për sigurinë në shkolla”, ka shkruar Musmutari.

Sipas saj, dhuna e çfarëdoshme nuk ka vend në shoqëri, prandaj ka theksuar se do të trajtohet ajo.

“Dhuna e çfarëdo llojshme nuk ka vend në shoqërinë tonë, prandaj ne do ta trajtojmë atë; fëmijët kanë të drejtë të përfshihen në politikë bërje, prandaj ata do të dëgjohen”, ka përfunduar Musmurati.

Shija e redaktorit

Sudani e njeh pavarësinë e Kosovën

Sudani, shtet në verilindje të Afrikës, e ka njohur pavarësinë e Kosovës të shtunën. Lajmin për njohjen e Kosovës nga Sudani e ka dhënë e...

Presidentja Osmani takon presidentin e Sirisë, bisedojnë për hapjen e...

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, në kuadër të Forumit Diplomatik të Antalyas në Turqi është takuar edhe me presidentin e ri të Sirisë, Assad...

Presidentja Osmani udhëton për në Turqi me ftesë të Erdoganit,...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani me ftesë të Presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka udhëtuar të merr pjesë në Forumin Diplomatik të Antalisë. Në një...

Të fundit nga rubrika