Nënkryetarja e PDK-së, Besianë Musmurati, ka kritikuar gjuhën e përdorur nga kandidati i LVV-së për kryeministër, Albin Kurti, gjatë fushatës zgjedhore, duke thënë se ndikon negativisht dhe demotivon qytetarët, sidomos gratë dhe të rinjtë, për të marrë pjesë në politikë dhe për të votuar.
“Normal disa prej takimeve nuk mundemi t’i publikojmë, por deri tash dikur rreth 2 mijë takime i kemi mbajtur qytetarë, edh epo e shohim entuziazmin, 9 shkurti është afër edhe do ta shohim rezultatin. Kjo gjuha që po e shohim në fushatë sidomos nga LVV-ja, nuk po i kontribuon frymës së mirë, fushatës së mirë që mendoj se duhet më pas një parti politike. Një polarizim i tillë i skenës politike i demotivon gratë i demotivon të rinjtë me u marrë me politike por e dyta edhe për me dalë me votu, sepse kur e shohin që një kryeministër që qëllimin kryesor e ka të fyejë tjetrin”, ka deklaruar Musmurati në Debat Plus.
Ajo po ashtu ka theksuar se përkundër polarizimit të madh, PDK-ja vazhdon të mbajë një fushatë me fokus edhe luftën kundër bullizmit në shkolla dhe në promovimin e respektit për të gjithë qytetarët, pa dallim partish.