Mustafa: Çdo gjë pritet nga ata, që pas perdes merren vesh me pasuesit e Millosheviqit

Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se drejtësia sot nuk e cilësoi kriminel avokatin, Besnik Berisha. Sipas Mustafës, në këtë rast doli që kriminel “mund të jetë pushteti, që porositi apo ndikoi në arrestimin e tij"

Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa

Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se drejtësia sot nuk e cilësoi kriminel avokatin, Besnik Berisha, i cili u arrestua nën dyshimin për kryerjen e veprave penale “Dhënia e ndihmës kryerësve pas kryerjes së veprave penale”, “Pengim i të provuarit apo procedurës penale” dhe “Ushtrim ndikimi”.

Sipas Mustafës, në këtë rast doli që kriminel “mund të jetë pushteti, që porositi apo ndikoi në arrestimin e tij”.

“Në arrestimin e kompetencës profesionale, arrestimin e guximit për të shprehur mendimin; arrestimin e dinjitetit njerëzor. Dolën të zhgënjyer ata që deshën të njollosin qeverinë që unë e drejtova duke aluduar se u arrestua për krim ish këshilltari i saj (do të thoja për “nacionalizëm e irredentizëm”, siç ua mveshte UDB-ja jugosllave atyre që i ndiqte ti eliminonte e s’kishte argumente dhe fakte për ndonjë vepër konkrete). Çdo gjë pritet nga ata, të cilët pas perdes merren vesh me pasuesit e Millosheviqit për tu organizuar bashkërisht për të kundërshtuar e kërkesat e Veteranëve të UÇK-së”, shkroi ai në Facebook.

Mustafa ka theksuar se duhet gëzuar se sipas tij gjyqësia, të cilën shpesh po e kritikojnë, pas debatit maratonik për këtë rast, u tregua e drejtë.

“Nuk u dorëzua para kërkesave absurde të karaxhozëve që deficitet e tyre profesionale i kompensojnë me aleanca me pushtetin; të cilët e harrojnë betimin e dhënë për zbatimin e Kushtetutës por bëhen hyzmeqarë të atyre që kanë dalë nga fakulteti pa bërë fakultet”.

Ai potencon se Kosova meriton shtet ligjor, avokatë të fortë e të guximshëm, prokurorë e gjyqtarë që zbatojnë ligjin dhe Kushtetutën e nuk veprojnë me porosi.

“Vetëm kështu, ne si qytetarë mund të ndihemi të sigurt. Nuk na bëjnë të sigurte sondazhet e partive politike por zbatimi i Kushtetutës dhe ndërtimi i shtetit të mirëfilltë ligjor”, vijon shkrimi i tij.

Lirohet avokati Besnik Berisha

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika