Mustafa: Dokumenti franko-gjerman s’duhet të pranohet nëse nuk e ka njohjen reciproke

Dokumenti franko-gjerman nuk duhet të pranohet pa njohjen reciproke ka thënë ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa. Ai ka shtuar se asnjë marrëveshje pa garancitë dhe pjesëmarrjen e SHBA-ve në dialog, nuk duhet nënshkruhet

Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa
Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa

 





Ish-kryeministri i Kosovës dhe njëherësh ish-nënshkruesi i marrëveshjes se vitit 2013 që njihet ndryshe si marrëveshja për themelimin e Asociacionin e Komunave më Shumicë Serbe, e ka komentuar dokumentin e propozuar franko-gjerman për dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Mustafa ka thënë se ai dokument është është i përafërt më marrëveshjen e nënshkruar në vitin 2013 dhe me dokumentin e vitit 2015.

“Shtrohet pyetja, nëse ne bëjmë disa kompromise për të arritur deri te kjo marrëveshje, sepse prapë për njohjen reciproke do të kërkohet një kompromis, pra çka duhet të japim ne për kompromis nga shtetësia jonë, nga të drejtat tona, që ajo të arrihet dhe, në këtë aspekt, mendoj se Qeveria duhet të punojë shumë. Mendoj se nuk duhet të pranohet ky dokument, nëse nuk duket se ku është njohja”, ka thënë Mustafa.

Sipas Mustafës, asnjë marrëveshje pa garancitë dhe pjesëmarrjen e SHBA-ve në dialog, nuk duhet nënshkruhet.

“Nuk besoj se problemi do të zgjidhet nëse SHBA janë veç mbështetëse të propozimit të kësaj nisme, pa qenë pjesëmarrëse e drejtpërdrejtë. Kështu kam përshtypjen edhe nga përvoja ime, sepse vendet e Bashkimit Evropian i shohin si lehtë këto punë, këto probleme tona, ndërsa SHBA-të e shohin krejtësisht ndryshe. Unë e respektoj deklaratën e zotit Escobar edhe angazhimin e tij, mirëpo mendoj që institucionet e Kosovës mund të bëjnë punë edhe me përfaqësuesin e SHBA-ve Escobar edhe me të tjerët, me kusht që ata të zbatojnë atë që ka thënë presidenti Biden”, ka shtuar Mustafa në RTK.

Mustafa ka thënë se dokumenti franko-gjerman nuk do të pranohet nëse nuk e ka njohjen reciproke në qendër.

 





Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika