Mustafa: Fitorja e LDK-së po shihet në çdo tubim, në çdo fytyrë

Zëdhënësi i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Besian Mustafa, ka thënë se vendi po i afrohet një ndryshimi historik.

Gjatë konferencës së rregullt për media, Mustafa theksoi entuziazmin dhe mobilizimin e madh të strukturave të LDK-së.

“Dje e pamë flakadanin e zjarrtë të LDK-së në Istog që i dha edhe një herë vulë të plotfuqishme fitores sonë të 9 shkurtit.
Dje e pamë dhe kryengritjen e grave të djathta, të gatshme të udhëheqin vendin.
Tanimë gjithçka shihet qartazi, fitorja jonë në çdo tubim po shihet, në çdo fytyrë po vërehet, ka mbetur vetëm edhe fletëvotimet në kuti.” – tha Mustafa.

Sipas Mustafës, qytetarët e Kosovës janë gati për një qeverisje të re që sjell rezultate konkrete.

“Kosova është e gatshme për ndryshim. Ne kemi mundësinë të ndryshojmë Kosovën, ta bëjmë jetën tuaj shumë më të mirë, ta vendosim Kosovën në vendin që meriton e jo në vendin e fundit në Evropë. Jemi lodhur nga premtimet boshe. Të gjithë jemi gati për veprime të prekshme.” – ka thënë ai.

Shija e redaktorit

Nora Gjakova fiton medaljen e bronztë në Paris

Nora Gjakova e ka fituar medaljen e argjendtë në Grand Slamin e Parisit, që është e treta nga Franca për Kosovën. Gjakova e fitoi duelin...

Distria e fiton medaljen e bronzt në Grand Slamin e...

Distria Krasniqi ka fituar medaljen e bronztë në Grand Slamin e xhudos që po mbahet në Paris. Xhudistja kosovare fitoi me waz-ari ndaj xhudistet nga...

Shkruan Romeo Çollaku, përkthyesi i romanit “Lugina e lumit Issa”...

Përkthyesi i librit, Romeo Çollaku, ndan me lexuesit historinë e “Lugina e lumit Issa” shkruar nga autori polak Czesław Miłosz. Nga ROMEO ÇOLLAKU Romani Lugina e lumit...

Të fundit nga rubrika