Mustafa i PDK-së: Ekonomia po shënon normën më të ulët të rritjes në 10 vitet e fundit

"Të dhënat e publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës tregojnë se norma reale e rritjes ekonomike në tremujorin e dytë të vitit 2023 ishte vetëm 2.02% - norma më e ulët e rritjes në dhjetë vitet e fundit"

Koordinatori i Departamentit për Financa në Kabinetin për Qeverisje të Mirë të PDK-së, Arben Mustafa, ka thënë sot se ekonomia e Kosovës po shënon normën më të ulët të rritjes në dhjetë vitet e fundit.

“Të dhënat e publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës tregojnë se norma reale e rritjes ekonomike në tremujorin e dytë të vitit 2023 ishte vetëm 2.02% – norma më e ulët e rritjes në dhjetë vitet e fundit”, tha Mustafa.

Kjo normë kaq e ulët e rritjes ekonomike, sipas Mustafës, kryesisht reflekton kushtet e vështira nëpër të cilat po kalon sektori privat, bazuar në rënien reale të eksportit të mallrave me 10.7% dhe rënien e vlerësuar reale të investimeve private me rreth 6%.

“Këto të dhëna tregojnë se kah po shkon ekonomia e vendit dhe me këtë edhe standardi i jetesës së qytetarëve të Kosovës që po degradon çdo ditë e më tepër. Drejtimi që ka marrë ekonomia e vendit që nga ardhja në pushtet e Albin Kurtit ilustrohet qartë nga figura në vijim”, ka shkruar Mustafa.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika