Mustafa i PDK-së: Kjo qeveri nuk ka as punësim e as drejtësi në punësim

Sipas një sondazhi, 82.19% e qytetarëve kanë shprehur moskënaqësi me drejtimin ekonomik të vendit. Këta qytetarë kanë identifikuar disa probleme kyçe që kanë ballafaquar vendin, duke përfshirë papunësinë, varfërinë, rritjen e çmimeve dhe koston e produkteve bazë

Në foto Arben Mustafa.

Koordinator i Departamentit për Financa në Kabinetin për Qeverisje të Mirë në Partinë Demokratike të Kosovës (PDK), Arben Mustafa, ka shkruar se një pjesë dërrmuese e qytetarëve të Kosovës nuk janë të kënaqur me drejtimin ekonomik me të cilin është orientuar vendi.

“Anketa e Pulsit Publik, publikuar nga UNDP, raporton se 82.19% e qytetarëve të Kosovës nuk janë të kënaqur me drejtimin ekonomik të vendit”, ka shkruar Mustafa.

“Nga qytetarët e anketuar, 74.6% kanë listuar papunësinë, varfërinë, rritjen e çmimeve dhe çmimet e produkteve bazë si problemet kryesore me të cilat ballafaqohet vendi”, vijon ai.

Tutje, ai ka shkruar se “këto të dhëna paraqesin një ilustrim faktik të dështimit të kësaj qeverie për të përmirësuar kushtet e jetesës së qytetarëve të Kosovës dhe nevojën urgjente që qeveria ta kthej vëmendjen drejtë ofrimit të zgjidhjeve për problemet kyçe me të cilat ballafaqohen qytetarët”.

Ndër të tjera, ai ka pasqyruar edhe shqetësimin e qytetarëve rreth papunësisë së lartë dhe punësimit në baza meritore në sektorin publik.

“Përveç se janë të shqetësuar me papunësinë e lartë që po mbretëron në Kosovë, qytetarët janë shprehur shumë të pakënaqur edhe për sa i përket punësimit në baza meritore në sektorin publik. Rezultatet e anketës tregojnë se 78% e qytetarëve besojnë se punësimi në sektorin publik nuk bëhet në baza meritore”, ka shkruar Mustafa.

“Prandaj, bazuar në rezultatet e këtij publikimi, lirisht mund të konstatohet se me këtë qeveri nuk ka as punësim e as drejtësi në punësim”, ka përfunduar ai.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika