Anëtari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Arben Mustafa, ka reaguar pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për të rritur pensionet për 20 euro.
Ai e cilëson këtë veprim si të pamjaftueshëm dhe një tregues të qartë të dështimeve të Qeverisë Kurti gjatë katër viteve të fundit.
“Qeveria i paska rritë pensionet për hiq më shumë se 20 euro! 4 vite pritje me këtë qeveri, dyfishim i çmimeve për shumicën e produkteve bazike, dhe në fund rritje 20 euro!
Ky është rezultati 4 vjeçar i kësaj qeverie në përmirësimin e jetës së pensionistit! Këta njerëz nuk kanë pikë ndjeshmërie ndaj kushteve në të cilat sot jetojnë pensionistët! Madje edhe ky vendim ndoshta nuk do të merrej, nëse Albin Kurtit nuk do ti nevojitej shpërqendrimi i vëmendjes nga vendimi për lejimin e hyrjes së mallrave serbe!”, ka shkruar Mustafa në Facebook.