Mustafa i reagon Kurtit për doracakët, e publikon deklaratën e ministres Nagavci të 2023-ës

Deputeti i LDK-së, Besian Mustafa ka akuzuar kryeministrin Albin Kurti për mohimin e përfshirjes së doracakut të edukimit seksual, duke publikuar deklaratat e ministres Arbërie Nagavci që e kishte promovuar atë si pjesë të politikave arsimore në dhjetor 2023

Besian Mustafa, deputet i LDK-së

Deputeti i LDK-së, Besian Mustafa, ka reaguar pasi kryeministri Albin Kurti, tha të dielën se çështja e doracakut me edukimin seksual, janë një “fushatë propaganduese dhe përpjekje për krijimin e kauzave të paqena”.

Sipas Kurtit, doracakët nuk janë pjesë e kurrikulave shkollore, as tekste obligative për nxënës.

Mustafa, në një postim në Facebook publikoi një status të ministres së Arsimit, Arbërie Nagavci, e cila kishte njoftuar në dhjetor të 2023-ës, për doracakun në fjalë.

“Kush i ka hartu doracakët, kush????Edhe i keni promovu bile”, shkroi Mustafa.

“Në kuadër të javës së promovimit të shëndetit në shkolla me temën “Edukimi seksual gjithëpërfshirës në shkolla, vizitova Gjimnazin “Sami Farashëri”, në Prishtinë. Me ç’rast bashkëbiseduam me nxënës, mësimdhënës dhe përfaqësues të Këshillit të Prindërve të Kosovës”.

Tutje, ministrja kishte thënë se MASHTI ka krijuar politika të përshtatshme duke bërë ndryshime praktikën Kurrikulën e Kosovës.

“Grupi i MASHTI-t, në bashkëpunim me ekspertë të IKSHPK-së, ekspertë të kurrikulave, ka hartuar doracakë për mësimdhënësit, të cilët do të ndihmojnë ata në trajtimin e këtyre çështjeve’”, kishte deklaruar Nagavci.

Sipas saj, gjatë 2023-ës, janë trajnuar 2400 mësimdhënës në të gjitha komunat e Kosovës, bazuar në lëndët që trajtojnë shëndetin seksual riprodhues.

Ndryshe, pas Komunës së Prishtinës, Skenderajt e Fushë Kosovës edhe ajo e Mitrovicës ka marrë vendim për ndalimin e përdorimit të Doracakëve ‘Edukimi Seksual dhe Shëndeti Riprodhues’  për klasat 1-5, 6-9 dhe 10-12.

Ky vendim, sipas një njoftimi për media i lëshuar nga faqja zyrtare e Komunës së Mitrovicës në platformën sociale Facebook, është marrë me qëllim të rishikimit dhe redaktimit të përmbajtjes së këtyre doracakëve, duke marrë parasysh shqetësimet dhe sugjerimet e prindërve, mësimdhënësve dhe komunitetit lokal.

Ndërkohë edhe Ministria e Arsimit të premten ka vendosur që t’i largojë nga përdorimi doracakët për edukim seksual dhe shëndetin riprodhues.

MASHTI ka nxjerrë vendim për rishikimin e doracakëve dhe ka thënë se deri në përfundim të rishikimit, ata do të largohen nga përdorimi.

Ministria ka theksuar se në komisionin që do ta formojë me ekspertë për rishikimin e doracakëve, do të ftohen të gjitha palët relevante, përfshirë Këshillin e Prindërve të Kosovës. 

Shija e redaktorit

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Promovohen dy libra të psikologut Fitim Uka nga Shtepia Botuese...

Nën vazhdën e aktiviteteve të panairit të 27-të të librit në Tiranë, Shtëpia Botuese "Dukagjini" sot ka mbajtur promovimin e dy librave të psikologut,...

Stane Gashi, nëna e UÇK-së

Nue Gashi dhe heroina, gruaja Stane Gashi, kishin 11 fëmijë, 3 vajza e 8 djemë. 3 prej djemve luftuan me armë në duar nën...

Të fundit nga rubrika