Mustafa: Inflacioni gati ka arritur majat e arrogancës së Qeverisë – mbretit të mospunës

Në fjalën e tij në foltoren e Kuvendit të Kosovës, ku po diskutohet për rezolutën për uljen e çmimeve të energjisë elektrike, deputeti nga LDK-ja, Besian Mustafa, tha se është koha për një ndryshim rrënjësor, ku në këtë udhëkryq historik duhet zgjedhur dhe ndjekur një rrugë që çon drejt një të ardhmeje të sigurt

Besian Mustafa, LDK

Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratikë të Kosovës, Besian Mustafa, ka kritikuar partinë në pushtet, Lëvizjen Vetëvendosje, për keqqeverisje dhe vizion të munguar.

Në fjalën e tij në foltoren e Kuvendit të Kosovës, ku po diskutohet për rezolutën për uljen e çmimeve të energjisë elektrike, Mustafa tha se është koha për një ndryshim rrënjësor, ku në këtë udhëkryq historik duhet zgjedhur dhe ndjekur një rrugë që çon drejt një të ardhmeje të sigurt.

“Riparimet ishin të ngadalta, pasi në një botë ku puna është mbret, kjo qeveri është mbret i mospunës. Inflacioni ka vazhduar të ngritet lart e më lart, gati ka arritur majat e arrogancës së kësaj qeverie, duke bërë koston e jetesës të papërballueshme për shumicën e qytetarëve tanë. Inflacioni vazhdon të jetë një mysafir i paftuar në çdo familje”, tha ai.

Sipas tij, Kosova është e ngujuar në një kohë të kaluar, të lashtë e të pashpresë.

Ai thotë se gjatë tri viteve të fundit në Kosovë, janë vetëm tri gjëra që rriten me shpejtësi:

“Çmimet e çdo produkti, arroganca e VV-së, dhe zhgënjimi i qytetarëve”, shtoi ai.

“Në këtë skenar, Kurti ishte më shumë iluzionist sesa një lider, duke premtuar zhvillime magjike, por duke ua lënë qytetarëve në fund vetëm tymin e trukeve magjike”.

Ai potencon se kjo qeveri për të rritur kapacitete e gjenerimit të energjisë elektrike, nuk ka bërë asgjë.

“Po flasim për një çështje që na prek të gjithëve, një histori të mirëfilltë të shkëlqimit e të rënies, këta e din atë librin “Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo”. Para zgjedhjeve Kurti e përdorte një frazë të bukur ku thoshte “energjia elektrike është shumë e shtrenjtë kur ne jetojmë mbi energjinë elektrike”. A mund të ketë qenë Kurti më profetik. Pas zgjedhjeve, ai solli një rritje mahnitëse të çmimeve të energjisë dy herë, më 8 shkurt 2022, një rritje prej më shumë se 100 për qind dhe bëri edhe një ngritje tjetër më 30 mars 2023, prej 15.4 për qind, gjithsej një rritje e përbërë prej gati trefish të çmimeve. Është sikur të shikosh një film horror ekonomik, ku çdo skenë është më e frikshme se e mëparshmja, përderisa producenti i këtij horrori fërkon duart i kënaqur që po shkatërron çdo mundësi mbijetese për cilindo qytetar në këtë vend”, tha ai.

Mustafa thotë se nëse kjo do të ishte një garë e shteteve në Ballkan, Kosova ende do të ishte e shtangur në vijën e nisjes duke qëndruar dhe vrojtuar të tjerët të hapërojnë përpara përderisa vetë nuk lëviz asnjë hap të vetëm.

“Mbi 80 për qind të rinjve tanë shprehin dëshirën për ta braktisur Kosovën, të braktisin këtë anije, kapitenit të së cilës po i hyn uji nga të gjitha anët. Rinia jonë po e sheh mundësinë e jetës vetëm përtej kufijve të vendin tonë, është një dështim i thellë, një plagë e thellë dështimi për çdo prind kosovar. Sikur të ishte një lojë shahu, kjo qeveri ka luajtur me figurat më të dobëta që ka Kosova. Është ironike të mendosh se në një vend me kaq shumë potencial energjetik, ka sot një krizë të tillë energjie”.

Shija e redaktorit

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Promovohen dy libra të psikologut Fitim Uka nga Shtepia Botuese...

Nën vazhdën e aktiviteteve të panairit të 27-të të librit në Tiranë, Shtëpia Botuese "Dukagjini" sot ka mbajtur promovimin e dy librave të psikologut,...

Të fundit nga rubrika