Mustafa: Masat e qeverisë, janë të pamjaftueshme për krizën me çmime 

Deputeti nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Besian Mustafa, ka thënë se, nëse qeveria e ulë TVSH-në dhe akcizën, atëherë ajo nuk humbet vlerën e të hyrave nga mbledhja e tatimit në euro, por mbesin të njëjta. Ndërsa një vendimi i tillë do të ishte lehtësim për qytetarët e Kosovës, pas rritjes së çmimeve, atyre i'ua ka vështirësuar jetesa

Besian Mustafa, nga LDK-ja, 13.06.2022

Deputeti nga Lidhja Demokratike e Kosovë (LDK), Besian Mustafa, ka folur lidhur me propozimin e partisë sË tij, që kanë propozuar që të reduktohet akciza dhe TVSH-ja tek produktet bazë në derivate edhe në produktet ushqimore.

Ndërsa, këtë propozimi e kishin dhënë me 7 mars të vitit 2022, që tani i ka mbushur 100 ditë nga dita e propozimit.

Sipas Mustafës, këto propozime ishin dhënë me qëllimin që sado pak të zbutet ngritja e çmimeve që e ka goditur shportën blerëse të qytetarëve të Kosovës.

“Fatkeqësisht qeveria jo që nuk i ka marrë parasysh këto masa, por në mënyrë agresive kishte filluar t’i refuzojë edhe t’i kundërshtojë propozimet e opozitës”, ka thënë Mustafa në FIVE.

Tutje ai ka shpjeguar arsyet e rritjes së çmimeve, ku sipas tij janë dy faktorë që kanë ndikuar, një lufta në Ukrainë, ndërsa tjetra është për shkak të përqindjes së TVSH-së dhe akcizës.

“Këto ndikojnë në rritjen e çmimeve. Kur rritet çmimi rritet edhe tatimi”, ka thënë ai.

Mustafa është shprehur se nëse të hyrat nga tatimi që i mbledh qeveria, për 1 euro është 18 për qind atëherë në 2 euro dyfishohen të hyrat për qeverinë për shkak të përqindjes por, nëse ulet në 9 për qind atëherë qeveria në dy euro mbledh të hyra njëjtë sikurse se me një euro para rritjes se çmimeve.

Shija e redaktorit

Shkruan Romeo Çollaku, përkthyesi i romanit “Lugina e lumit Issa”...

Përkthyesi i librit, Romeo Çollaku, ndan me lexuesit historinë e “Lugina e lumit Issa” shkruar nga autori polak Czesław Miłosz. Nga ROMEO ÇOLLAKU Romani Lugina e lumit...

28 vite nga rënia e Zahir Pajazitit, Hakif Zejnullahut e...

Sot (e premte) shënohet 28 vjetori i rënies së heronjve të kombit, Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha. Më 31 janar të vitit...

Diplomon gjenerata e 61-të e Policisë së Kosovës

Nën intonimin e himnit të Kosovës është bë hapja zyrtare e ceremonisë së diplomimit të 462 kadetëve të Policisë së Kosovës të gjeneratës së...

Të fundit nga rubrika