Mustafa-Muratit: Aq shumë po kanë qytetarët para në banka saqë po e lëshojnë vendin

Deputeti i LDK-së, Besian Mustafa, ka reaguar ndaj deklaratave të ministrit Murati, i cili ka deklaruar se ka rritje depozitore të bankave në Kosovë. Sipas Mustafës, "aq shumë po kanë qytetarët para në banka saqë 100 mijë djem e vajza e kanë lëshuar Kosovën prej kur ka ardhur ministri në pushtet"

Deputeti i LDK-së, Besian Mustafa





“Tregoni dikush ministrit të Financave se aq shumë po kanë qytetarët para në banka, saqë 100.000 djem e vajza e kanë lëshuar Kosovën prej kur ka ardhur ministri në pushtet”.

Kështu ka reaguar deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Besian Mustafa, në lidhje me postimin e ministrit të Financave, Hekuran Murati, i cili kishte deklaruar se depozitat bankare në Kosovë po shënojnë nivel rekord.

“Në fund të muajit korrik, niveli i depozitave në valutën Euro ishte 4.88 miliardë euro”, ka shkruar Murati.

Disa herë radhazi, Murati ka folur për buxhetin e Kosovës, për të cilin ka thënë se pritet të rritet si rezultat i rritjes ekonomike.

Sipas tij, në tremujorin e parë të këtij viti ka pasur rritje të të hyrave prej 20 për qind.

Ai ka thënë se nëse vazhdon ky trend, Kosova mund ta ketë rritjen më të madhe ekonomike në rajon.

Murati: Parashikojmë që rritja ekonomike të jetë më e larta në rajon





Shija e redaktorit

Shkruan Romeo Çollaku, përkthyesi i romanit “Lugina e lumit Issa”...

Përkthyesi i librit, Romeo Çollaku, ndan me lexuesit historinë e “Lugina e lumit Issa” shkruar nga autori polak Czesław Miłosz. Nga ROMEO ÇOLLAKU Romani Lugina e lumit...

28 vite nga rënia e Zahir Pajazitit, Hakif Zejnullahut e...

Sot (e premte) shënohet 28 vjetori i rënies së heronjve të kombit, Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha. Më 31 janar të vitit...

Diplomon gjenerata e 61-të e Policisë së Kosovës

Nën intonimin e himnit të Kosovës është bë hapja zyrtare e ceremonisë së diplomimit të 462 kadetëve të Policisë së Kosovës të gjeneratës së...

Të fundit nga rubrika