Mustafa: Nuk lanë udhëheqës politik pa e shpallur të korruptuar

Deputeti i LDK-së Besian Mustafa ka shprehur shqetësimin e tij në lidhje me mosshkarkimin e ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, pas një skandali financiar në shtetin slloven

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Besian Mustafa, ka reaguar në lidhje me deklarimet e fundit nga liderët politikë, në lidhje me rastin e Martin Berishajt.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka shprehur shqetësimin e tij në lidhje me mosshkarkimin e ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishajt, pas një skandali financiar në shtetin slloven.

“Çka i duhen gjykatat Kosovës kur komitetet e Partisë nxjerrin aktgjykime hyjnore, të prera, përfundimtare”, ka shkruar Mustafa në Facebook.

“E shpallën Rugovën tradhtar, antishqiptar e bashkëpunëtor të Serbisë. Fakte për këtë? As s’ju duheshin, as nuk i donin, as s’i kërkonin. Mjaftonte fjala e tyre, gjykimi i tyre ishte hyjnor, i prerë, përfundimtar”, ka shtuar ai.

Besian Mustafa, zëdhënës i LDK-së - Telegrafi
Besian Mustafa
Sipas tij, nuk ka ndonjë udhëheqës politik që nuk e kanë shpalluar të korruptuar.

Ai ka reaguar edhe për rastin e Ministres së Industrisë, Ndërrmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, duke thënë se “Ministrja shkel një fëmijë 9 vjeçar dhe e akuzon vajzën se i ishte përplasur për veture, ndërsa, sipas tij, komitetet e Partisë shprehen se “Ne i besojmë fjalëve të ministres”, duke shprehur ironinë ndaj liderëve politikë.

Po ashtu, edhe për rastin e ambasadorit Martin Berishaj, ai ka thënë se ky rast përmbyllet vetëm me “Ne i besojmë fjalëve të ambasadorit”.

Ndryshe, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në një konferencë për media ka thënë se i beson ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, pasi ai u përmend në një raport të një mediumi slloven të enjten për përfshirje në një skandal financiar.

Ajo, ndër të tjera, shtoi se për këtë rast dhe shumë raste të tjera, që ende janë pa konfirmime nga organet e drejtësisë, të mos ketë konstatime.

“Si Presidente e Kosovës, pres që çdo gjë që publikohet të konfirmohet, dhe nëse nuk konfirmohen ne procedojmë ashtu si i kemi marrë vendimet tona dhe ne i besojmë ambasadorit të Republikës sonë kur mohon akuza të tilla”, ka shtuar Osmani.

Ndërsa, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në lidhje me këtë rast ishte deklaruar shumë shkurt.

“Zëdhënësi ynë e ka dhënë qëndrimin, dhe, po ashtu, ambasadori Berishaj e ka bërë një deklaratë me të cilën tregon që ato janë të pavërteta dhe se do ta padisë mediumin i cili ka shpifur asisoj”, ka thënë Kurti.

Po ashtu, edhe Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla Schwarz, ka thënë në një intervistë për emisionin “Five” të Dukagjinit se beson në pafajësinë e ambasadorit Berishaj.

Ajo ka theksuar se, aktualisht, nuk ka indikacione se Berishaj mund të shkarkohet.

Ambasadori i Kosovës në Kroaci i përfshirë në një skandal financiar në Slloveni

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika