​Mustafa: Para se të ndërrohet Albini, duhet të ndryshojë opinioni

Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se para se “të ndërrohet kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, duhet të ndryshojë opinioni në Kosovë”

Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa
Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa

Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se para se “të ndërrohet kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, duhet të ndryshojë opinioni në Kosovë”.

Mustafa përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” ka thënë se Kurti nuk po lodhet për “ekonominë, investimet, shkollat apo spitalet dhe se po i sjell në gisht analfabetët funksionalë dhe kopjuesit e tij politikë me retorikë propaganduese milimetrike”.

“Deklarata e Kurti korrespondon me mënyrën se si erdhi në pushtet. Qartë se ai nuk po lodhet shumë as për ekonominë, investimet, shkollat, spitalet… në vend të kësaj po i sjell në gisht analfabetët funksional dhe kopjuesit e tij politik me retorikë propaganduese milimetrike. Askush nga ta nuk shtron pyetjen se çfarë po punon Albini e ku po i mban duart, por çfarë thotë Albini, i cili e ka kuptuar mirë logjikën e opinionit. Prandaj para se të ndërrohet Albini, duhet të ndryshojë opinioni”, ka shkruar Mustafa.

Ai ka reaguar pas deklaratave të Kurtit në konferencë për media, që tha zgjedhjet e reja “do ta zhduknin opozitën”.

Mustafa ka thënë se në disa deklarata e shkrime është kundërshtuar Kurti duke u marrë si argument deklarata që kishte dhënë vetë ai para 11 vjetëve në zgjedhjet për kryetar të Prishtinës.

Mustafa atëbotë kishte thënë se zgjedhjet në Prishtinë i fiton me duar në xhepa, por e kishte humbur garën atëherë nga Shpend Ahmeti, që ishte kandidat i Vetëvendosjes.

Mustafa ka bërë të ditur se para 11 vjetëve ishin bërë kundër LDK-së të gjithë ata që tash po tentojnë ta rrëzojnë Kurtin.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika