Mustafa (PDK), Bashës: Po trilloni, Bedri Hamza nuk ka qenë Guvernator i BQK-së më 2018

Anëtari i kryesisë së PDK-së, Arben Mustafa i është kundërpërgjigjur shpifjeve të deputetit të VV-së, Dimal Basha, pasi ky i fundit ka deklaruar se Komercijalna Banka është licencuar në vitin 2018, kur Bedri Hamza ka qenë Guvernator i BQK-së.

Mustafa, ka njoftuar në Facebook se Komercijalna Banka është licencuar në vitin 2007, kur BQK drejtohej nga UNMIK-u, dhe se në vitin 2018, Bedri Hamza nuk ka qenë Guvernator i BQK-së.

“Në kushtet e panikut të madh që i ka kapluar, deputetët e Vetëvendosjes po bëjnë trillime të ndryshme në përpjekje për të krijuar mjegull në publik”, ka shkruar Mustafa.

Shija e redaktorit

S’ka shpërthim në Mitrovicë, Policia: Ka pasur hedhje të fishekzjarreve...

Para disa minutash një shpërthim i zhurmshëm u dëgjua në Mitrovicë. Shpërthimi erdhi si pasojë e hedhjes së mjeteve piroteknike në jug të qytetit....

FSK aktivizohet për ruajtjen e infrastrukturës kritike në vend

Kryeministri Albin Kurti ka bërë të ditur se një nga vendim e mbledhjes së Këshillit të Sigurisë së Kosovës që është mbajtur në orët...

Blinken uron Shqipërinë: Lidhjet tona do të vazhdojnë të lulëzojnë

Në një mesazh për 28 Nëntorin, sekretari i Shtetit të SHBA-së, Antony  Blinken, shprehu urimet e tij për popullin shqiptar, duke theksuar marrëdhëniet e...

Të fundit nga rubrika