Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bashkim Mustafa, gjatë një interviste në emisionin “FIVE” të Dukagjinit, theksoi përkushtimin e partisë për të adresuar sfidat ekonomike dhe sociale në vend.
Sipas tij, PDK-ja është alternativa e vetme që ofron një program të qëndrueshëm për zhvillim ekonomik, mirëqenie sociale dhe rritje të dinjitetit të qytetarëve.
“Dhe kemi arritur të komunikojmë me secilin qytetarë të vendit, që PDK-ja është zgjidhja e vetme për një zhvillim ekonomik të qëndrueshëm, për një mirëqenie sociale më të mirë, për arsim më cilësor, për kushte më të mira të jetës, për shëndetësi dhe sistem shëndetësor më të avancuar… dhe për kthimin e dinjitetit për secilin qytetar që ndihet i frikësuar në institucionet e Kosovës.
Kriza e shkaktuar në aspektin ekonomin, secilit qytetar ia ka dhënë një frikë për shkak se nuk po mundem t’i mbulojnë shpenzimet me pagat apo të ardhurat që i kanë. Dhe inflacioni i lartë gjatë viteve t fundit ka shkatuar pasoja në aspektin komin dhe social. Dhe secili i punësuar sot nuk mund të ia ndal, nuk mund ta mbyll muajin me shpenzimet që e tejkalojnë të hyrat”, ka thënë Mustafa.
Duke prezantuar në pika të shkurta programin ekonomik të PDK-së, Mustafa tha se partia ka hartuar një plan konkret me ndihmën e ekspertëve vendorë dhe ndërkombëtarë.
Një ndër pikat kyçe të programit është rishikimi i buxhetit dhe rritja e pagave për të gjitha kategoritë e prekura nga inflacioni që në muajt e parë të qeverisjes.
“Rruga është zgjedhja dhe vota për PDK-në, për kandidatin më të mirë për kryeministër, Bedri Hamzën. Një ekspert i dëshmuar në të gjitha institucionet e vendit.
PDK-ja e ka një planprogram jashtëzakonisht të mirë ekonomin. I cili është punuar nga ekspertë vendor dhe ndërkombëtar. Plani konkret është rishikimi i buxhetit dhe rritja e pagave që në fillim të mandatit qeveris për të gjithë kategoritë e prekura nga shkalla e lartë e inflacionit. Do të ketë rishikim të buxhetit që në muajt e parë, me këtë do të ri-kategorizohen të gjitha nivelet e të ardhurave. Dhe siç është premtuar nga kandidatit për kryeministër do të realizohen të gjitha premtimet e dhëna”, ka shtuar kandidati i PDK-së për deputet.