Mustafa për Qeverinë e Kosovës: Dështimi i pashembullt ekonomik është trashëgimia e tyre

Deputeti i LDK-së, Besian Mustafa ka akuzuar Qeverinë e Kosovës, duke thënë se qëllimi i vetëm i saj është që të varfërojë qytetarët e vendit

Deputeti i LDK-së, Besian Mustafa





Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa, ka kritikuar deklarimet e Qeverisë së Kosovës për zhvillimin ekonomik, duke thënë se dështimi i tyre ekonomik është trashëgimia e tyre.

“Të barabartë në varfëri është qëllimi i tyre. Dështimi i Pashembullt Ekonomik është trashëgimia e tyre”, është shprehur ai.

Mustafa në një postim në rrjetin social Facebook, ka thënë se qëllimi i vetëm i Qeverisë është që t’i varfërojë qytetarët e vendit.

“Zhvillimi i pashembullt ekonomik nuk po mund të dalë nga letrat propaganduese të Qeverisë e të takojë realitetin e xhepit të qytetarëve. Atje, në realitetin e ftohtë të përditshëm ku takohet kuleta e qytetarit me çmimet gjithnjë në rritje të bukës, vajit, miellit, vezëve, derivateve, energjisë elektrike dhe çdo gjëje tjetër, dëmet e dështimit të pashembullt ekonomik janë të thella”, ka shkruar ai.

Po ashtu, ai ka thënë se Banka Botërore ka deklaruar se parashikonin një rritje reale të ekonomisë kosovare për vetëm 3,1 për qind për vitin 2022.

“Si për inat të Qeverisë së padijshme, pak ditë më parë Banka Botërore deklaroi se parashikonin një rritje reale të ekonomisë kosovare për vetëm 3,1 për qind për sivjet”, ka shkruar ai.

Gjithashtu, sipas tij, të mërkurën Fondi Monetar Ndërkombëtar ka kumtuar lajmin “edhe më të keq, rritja reale pritet të jetë vetëm 2,7 për qind. Sa e ulët do të jetë rritja reale e ekonomisë deri në fund të vitit?”.

Ai ka shtuar se kjo varet edhe sa dëme e keqmenaxhime të tjera do t’ia bëjë qeveria ekonomisë këta dy muaj e gjysmë të këtij viti.





Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika