Mustafa: Projekt-buxheti i vitit 2023, i varfërisë dhe jozhvillimor

Koordinatori i Departamentit për Financa në Kabinetin për Qeverisje të Mirë nga Partia Demokratike e Kosovës, Arben Mustafa





Koordinatori i Departamentit për Financa në Kabinetin për Qeverisje të Mirë nga Partia Demokratike e Kosovës, Arben Mustafa në një konferencë për media ka kritikuar Qeverinë e Kosovës në lidhje me buxhetin e vitit 2023.

Ai ka thënë se ky projekt-buxhet është kopje e vitit 2022 dhe se nuk i reflekton kërkesat esenciale të qytetarëve të Kosovës.

“Ky buxhet më së shumti mund të quhen një kopje e dobët e vitit 2022, sepse në shumicën e rasteve është një përsëritje e vitit 2022. Këtij buxheti i mungon ambicia zhvillimore, i mungon orientimi se ku do të jetë Kosovë në fund të vitit 2023, se çfarë Kosove do të kemi në fund të vitit 2023”, ka thënë ai.

Sipas Mustafës, buxheti i këtij viti po rezulton më i lartë në krahasim me vitet paraprake kryesisht për shkak të rritjes së çmimeve në ekonomi dhe jo për shkak të rritjes së aktivitetit ekonomik.

“Raporti i projekt-buxhetit ka paraparë një rritje ekonomike prej 5.5% për vitin 2023, që paraqet pothuajse dyfishim të normës së rritjes ekonomike nga viti aktual, e qe nuk përkon me parashikimet e Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore si institucionet më kredibile e të cilat sugjerojnë se rritja ekonomike në vitin 2023 nuk pritet të jetë më e lartë se rreth 3%”, ka thënë ai.

Mustafa nënvizoi se parashikimet e fryera të rritjes ekonomike në këto kushte të brishta janë një rrezik i lartë për qytetarin dhe Kosovën.

“Shembull konkret e kemi vitin 2022, kur kjo Qeveri me fjalë shumë të mëdha kishte prezantuar shifrën e buxhetuar të investimeve kapitale prej mbi 700 milionë euro, ndërsa tashmë kur ka kaluar pjesa më e madhe e vitit 2022, investimet kapitale të realizuara nuk rezultojnë të jenë më të larta se 200 milionë euro”.

Mustafa konsideron se Kosova do të ketë një vit të humbur, sepse sipas tij, “Qeverisë po i nevojiten dy vite për t’i kryer punët që do të duhej përfunduar brenda një viti”.

“I vetmi dallim është se punët që nuk janë përfunduar në vitin 2022, në vitin 2023 do të duhet të përfundohen me një kosto shumë më të lartë për buxhetin e shtetit për shkak të rritjes së çmimeve të materialeve ndërtimore, gjë e cila nënkupton humbje të parasë publike”, ka thënë tutje.

Mustafa ndër të tjera ka thënë se praktika e ndërmarrjes së masave ekonomike nga Qeveria Kurti për të tentuar uljen e pakënaqësive sociale do të vazhdojë edhe gjatë vitit 2023.

Ky buxhet ka pasur kritika edhe nga AAK e LDK.

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës në lidhje me buxhetin e vitit 2023 duke thënë, “nëse krahasohet me atë të vitit 2022 është më i ulët për së paku 300 milionë euro”.

Ndërsa, shefi i GP të AAK-së, Besnik Tahiri ka thënë se “Qeveria i ka gënjyer 80 mijë familje duke u thënë se do të sjellë ligjin e pagave dhe mbi të gjitha duke mos e vendosur në buxhet vijën e cila do të futë në zbatim ligjin e pagave dhe koeficientin”.

Hoti për buxhetin e vitit 2023: Është më i ulët se për vitin 2022 për së paku 300 milionë euro





Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika