Mustafa: Qytetarët ta pyesin vetën nëse u është përmirësuar gjendja ekonomike për këto katër vite

Zëdhënësi i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Besian Mustafa, ka kërkuar nga qytetarët që ta pyesin vetën nëse u është përmirësuar gjendja e tyre ekonomike përgjatë qeverisjes së Albin Kurtit.

Zëdhënësi i LDK-së u bëri thirrje qytetarëve të Kosovës të reflektojnë mbi ndikimin e qeverisjes së Vetëvendosjes në jetën e tyre gjatë katër viteve të fundit.

“Ftoj çdo qytetar të Kosovës ta pyesin vetën; a është përmirësuar gjendja ime ekonomike dhe familjes sime në këto katër vitet e fundit? Le ta pyet vetën çdo qytetarë, a mund të përmend tre projekte të mëdha qeveritare që nisen dhe mbaruan këto katër vite. Le ta pyes vetën çdo qytetar. Pas katër vitesh qeverisje të VV-së, a kanë fëmijët tuaj gjasa që të mos ikin nga Kosova dhe të mos kërkojnë të ardhme diku tjetër. Dhe a kanë këta njerëz në pushtet ndonjë ide, ndonjë plan për të ardhmen. Nëse përgjigjet e juaja për të gjitha këto pyetje janë Jo, atëherë është krejt e qartë që ju të keni zero arsye për ta votuar VV-në”, u shpreh Mustafa, teksa kërkoi sërish përballje ndërmjet Kurtit dhe Abdixhikut, raporton Ekonomia Online.

Ai shtoi se nëse dikush ka ende dyshime, të kërkojnë një debat mes kryeministrit Kurti dhe kandidatit për kryeministër të LDK-së, Lumir Abdixhikut.

“E nëse nuk jeni të sigurt, atëherë është koha që ju të kërkoni nga Kurti të vijë në një debat me Lumirin, të debatojnë për të ardhmen e Kosovës”, deklaroi tutje Mustafa.

Në konferencën e sotme për media, Mustafa tregoi edhe për agjendën e së shtunës së kandidatit për kryeministër nga kjo parti, Lumir Abdixhikut.

“Agjenda e kandidatit të LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku

15:30, Takim me banorët e Rekës së Keqe të Gjakovës. (Restaurant Abi, Shishman)

16:00, Takim me banorët e Krushës së Madhe. (Shtëpia e Kulturës “Muhamet Malsori”)

18:00, Tubim elektoral në Shtime, (Palestra e Sportit)

19:30, Takim me banorët e Dobrajës së Madhe në Lipjan. (Shkolla fillore “Dy dëshmorët”, Dobrajë e Madhe)

20:30, Takim me banorët e Gremes së Ferizajt. (Shkolla fillore “Jeta e re”)

21:30, Takim me të rinjtë e Ferizajt. (Maroto Bistro Bar)

Shija e redaktorit

Nora Gjakova fiton medaljen e bronztë në Paris

Nora Gjakova e ka fituar medaljen e argjendtë në Grand Slamin e Parisit, që është e treta nga Franca për Kosovën. Gjakova e fitoi duelin...

Distria e fiton medaljen e bronzt në Grand Slamin e...

Distria Krasniqi ka fituar medaljen e bronztë në Grand Slamin e xhudos që po mbahet në Paris. Xhudistja kosovare fitoi me waz-ari ndaj xhudistet nga...

Shkruan Romeo Çollaku, përkthyesi i romanit “Lugina e lumit Issa”...

Përkthyesi i librit, Romeo Çollaku, ndan me lexuesit historinë e “Lugina e lumit Issa” shkruar nga autori polak Czesław Miłosz. Nga ROMEO ÇOLLAKU Romani Lugina e lumit...

Të fundit nga rubrika