Mustafa: Vizita e parë e Abdixhikut si kryeministër do të jetë në SHBA në Capitol Hill

Zëdhënësi i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Besian Mustafa, ka theksuar se, nëse LDK udhëheqë qeverinë, vizita e parë zyrtare e “kryeministrit Lumir Abdixhiku do të jetë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në Capitol Hill”.

Mustafa ka kritikuar kryeministrin aktual Albin Kurti për deklaratat e tij të ndryshuara tani lidhur me marrëveshjen e Uashingtonit.

“Kjo qeveri shkon në Spanjë, Kurti jep deklaratë dhe ndryshon fjalët. Nga një marrëveshje [në Uashington] tradhti kombëtare, nga një marrëveshje që prodhon stabilitet. Por, një qeveri e udhëhequr nga LDK, në krye me Abdixhikun kryeministër vizitën e parë zyrtare do ta realizojë në SHBA, në Uashington, në Capitol Hill, për te rikthyer Kosovën dhe diplomacinë kosovare aty ku e ka interesin me të madh”, ka deklaruar ai.

Ai ka theksuar se qeveria e udhëhequr nga LDK do të rikthejë Kosovën dhe diplomacinë kosovare në rrugën e duhur, duke forcuar marrëdhëniet me SHBA-në dhe avancuar interesat nacionale të Kosovës.

“Besoj se fakti i fotografisë së ish-kryeministrit Hoti në Shtëpinë e Bardhë me presidentin Trump është argumenti më i fuqishëm se LDK ka marrëdhënie të shkëlqyera me Shtëpinë e Bardhë, pavarësisht kush udhëheq administratën,” ka deklaruar Mustafa në Debat Plus.

Ai theksoi se, me Abdixhikun në krye, LDK-ja do të ripërtërijë lidhjet strategjike me SHBA-në dhe do të avancojë statusin dhe sigurinë e Kosovës në arenën ndërkombëtare.

Shija e redaktorit

Laura Fazliu stoliset me medalje të bronztë në Linz Grand...

Xhudistja kosovare, Laura Fazliu, ka fituar medaljen e bronztë në Grand Prix Upper, që po mbahet në Austri. Medalistja olimpike shënoi tri fitore në...

ShSKUK: Mbi 17 mijë lindje u kryen gjatë vitit 2024

Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka bërë të ditur se gjatë vitit 2024 janë kryer 17 mijë e 495 lindje në...

Përurohet investimi i Dukagjinit në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në...

Fëmijët e nivelit parashkollor në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në Pejë, kishin festë vetëm një ditë para ditës së mësimdhënësve të tyre. Atyre, iu është...

Të fundit nga rubrika