Zëdhënësi i LDK-së Besian Mustafa ka ftuar elektoratin e LDK-së që të ftojnë miqtë e të afërmit dhe të sigurohen që të gjithë të dalin të votojnë për LDK-në.
Në konferencën për media, ai tha se vota për LDK-në është votë për të ardhmen e e ndritshme të Kosovës.
Ndërsa, ka njoftuar se nesër do të mbahet takimi përmbyllës i fushatës së LDK-së, në orën 18:00 në sheshin Skënderbeu.
“Të gjithë Të gjithë ju do të jeni dëshmitar të fuqisë së paimagjinuar të LDK-së”, tha Mustafa.