Mustafa: VV-ja e zhytur në korrupsion dhe e zhveshur nga propaganda

Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Arben Mustafa, ka kritikuar qeverinë aktuale të drejtuar nga Lëvizja Vetëvendosje, duke e akuzuar për korrupsion dhe mbrojtje të individëve të përfshirë në afera të dyshimta.

Në “Debat Plus”, Mustafa ka thënë se qeveria aktuale ka dështuar në luftimin e korrupsionit dhe, përkundrazi, ka mbrojtur individët e akuzuar për veprime korruptive.

“Kur flasim për vjedhjet, është mirë të kemi parasysh se çfarë kanë thënë, por edhe çfarë kanë bërë. Nuk ka pasur qeveri apo kryeministër në Kosovë që i ka mbrojtur më shumë ata që janë akuzuar për korrupsion sesa kjo qeveri.

Ky kryeministër i ka mbrojtur edhe kur janë vjedhur rezervat shtetërore, edhe kur është arrestuar drejtori i KEK-ut për abuzim me paranë publike, duke shkaktuar dëme ndaj shtetit me dhjetëra miliona euro. Ai ka përfshirë njerëz që nuk duhej të ishin të përfshirë në çështje të ndjeshme, siç janë rezervat shtetërore.

E mban në detyrë ambasadorin Martin Berishaj, i cili është i dyshuar për korrupsion rajonal. Sa i përket korrupsionit, mendoj se kemi parë mjaftueshëm për të konstatuar se kjo qeveri është e zhytur në korrupsion.

Propaganda që kanë bërë para se të vinin në pushtet është zhveshur plotësisht nga sjellja e tyre gjatë mandatit qeverisës. Për këtë arsye, është mirë që tani kemi mundësinë të vlerësojmë me kujdes punët e tyre, sundimin e ligjit dhe mënyrën se si i kanë përmbushur, ose jo, premtimet e dhëna”, ka thënë Mustafa në Debat Plus.

Shija e redaktorit

Sot fillon periudha e votimit jashtë Kosovës

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se ka filluar periudha e votimit përmes postës për të gjithë shtetasit e Kosovës të cilët janë regjistruar për...

Lirohet ish-ushtari i UÇK-së Hasan Dakaj, po mbahej në burg...

Hasan Dakaj, ish-pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) i cili po mbahej në burg në Serbi është liruar sot(e premte). Lajmin për Dukagjinin e...

Të fundit nga rubrika