Mustafi: Propozimi i ministrave që janë në listën e zezë amerikane tregon alarm për shqiptarët e Luginës

Ragmi Mustafi, këshilltar i zëvendëskryeministrit në Kosovë, ka thënë se propozimi i disa ministrave që janë në listën e zezë të SHBA-së të paraparë të jenë në kabinetin e Serbisë, tregon se është një alarm për shqiptarët e Luginës

Ragmi Mustafi, këshilltar i zëvendëskryeministrit në Kosovë, ka thënë se propozimi i disa ministrave që janë në listën e zezë amerikane të paraparë të jenë në kabinetin e Serbisë, tregon se ky është një alarm për shqiptarët e Luginës së Preshevës.

Në emisionin ”Five” në RTV Dukagjini, Mustafi thotë se shqiptarët në Luginë duhet të jenë më të përbashkuar ndaj Serbisë.

Sipas tij, presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, ka bërë tashmë përzgjedhjen e një qeverisjeje, siç thotë ai, krejtësisht të djathtë, i cili është nën ndikimin e Rusisë.

“Kemi disa ministra që janë të propozuar të cilët janë edhe në listën e zezë të SHBA-së, i pari është Aleksandër Vulin… gjithashtu ministri i propozuar Nenad Popoviq është në listën e zezë dhe disa ministra që janë të dyshimtë… krahas kësaj, sigurisht njëra nga ministrat e cila është pjesë e kësaj liste të padëshiruarve është edhe Stojmenovski… këta janë në shërbim të një njeriu të vetëm, të presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, i cili tashmë ka bërë përzgjedhjen e një qeverisje krejtësisht të djathtë, i cili është nën ndikimin shumë të madh të Rusisë dhe vendeve të Lindjes. Kjo tregon që Kamberi dhe të gjithë ata që kanë ftuar për rezistencë dhe mosnënshtrim kanë pasur të drejtë që nuk kanë ofruar bashkëpunim me njerëz që janë luftë nxitës, që kanë një qasje fashiste, madje armiqësore ndaj shqiptarëve në Luginë të Preshevës.  Ky është edhe një alarm për shqiptarët e Preshevës që do të duhet të jenë më të përbashkuar ndaj Serbisë dhe njëkohësisht ndaj asaj se çfarë duan të realizojnë”, u shpreh ai.

Ndryshe, Partia për Veprim Demokratik ka përfunduar një proces të brendshëm të përzgjedhjes së kandidatëve për zgjedhjet lokale të përcaktuara për 2 qershor, ku për Komunën e Bujanocit, pas një procesi të ngjashëm të vlerësimit të kandidatëve, ka vendosur që listës t’i prijë Ragmi Mustafi.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika