Mustafi: Serbia është e vetmja që e ndalon me ligj flamurin kombëtar shqiptar

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafi ka treguar se në Serbi janë 23 Këshilla Kombëtare të Pakicave Nacionale dhe këshilli i vetëm që iu ndalohet flamuri është Këshillit Kombetarë të Shqiptarëve

Kryetar i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafi





Kryetar i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafi ka thënë se në Serbi ekzistojnë 23 Këshilla Kombëtare të Pakicave Nacionale dhe i vetmi këshill që ka problem me flamurin  ështe vetëm Këshilli Kombetarë i Shqiptarëve.

“Ndalimi me ligj i përdorimit te flamurit shqiptar tregon për karakterin e Serbisë në raport me komunitetin shqiptar në Preshevë, Metvexhë dhe Bujanoc”, ka thënë Mustafi.

Mustafi ka potencuar se janë në ushtrim institucional për të drejtën e përdorimit të flamurit.

“Se çfarë janë shqiptarët në Luginë e përcaktojnë vetë dhe nuk i takon askujt qoftë dhe këtu ne Kosovë t’i përcaktojë veqoritë identitare të shqiptarëve në Luginë të Preshevës”, ka theksuar Mustafi.

Tutje Mustafi ka thënë se shqiptarët në Luginë janë shqiptarë.





Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika