Mustafi: Shqiptarët e Luginës të kënaqur të bëhen pjesë e FSK-së e assesi pjesë e ushtrisë së Serbisë

Ragmi Mustafi, ish-kryetar i Këshillit Kombëtar, tha se të rinjt shqiptarë të Luginës së Preshevës janë të gatshëm për t’u bërë pjesë e Forcës së Sigurisë së Kosovës [FSK] dhe jo ushtrisë serbe, pavarësisht thirrjeve.

Mustafi në “Five” deklaroi se të rinjtë shqiptarë nga Lugina po largohen nga vendi i tyre shkaku për mosmarrjen pjesë në ushtrinë e Serbisë.

“Ngjalli shumë frikë të madhe dhe tmerrësisht. Pasi ne po përballemi me largimin e shumë të rinjve nga Lugina e Preshevës. Por marrë parasysh edhe masat siç është pasivizimi i adresave ku Komiteti i Jasingut e ka cilësiar si spastrim etnik me mjete administrative. Kjo veçse e shton edhe një masë tjetër për detyrimin e qytetarëve të Luginës, respektivisht të rinjt të largohen nga aty. Qytetarët e Luginës së Preshevës janë shumë të gatshëm të marrin pjesë në FSK e assesi e Ushtrisë serbe. Ku kjo e fundit cilësohet se ka kryer krime dhe ka qenë dhe është armiqësore ndaj Kosovës”, u shpreh Mustafi.

 

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika