Muzeu Historik Dobrich ndihmon personat me dëmtime në shikim të përjetojnë vlera kulturore

Muzeu Historik Dobrich, që daton që nga Rilindja Kombëtare Bullgare, është duke bashkëpunuar me Italinë, Spanjën dhe Qipron për të ndihmuar personat me dëmtime shikimi

Foto BTA

Muzeu Historik Dobrich, në Bullgarinë Verilindore, iu jep guxim dhe përkrahje personave me shikim të dëmtuar, në mënyrë që ata të përjetojnë vlera kulturore.

Kjo nismë tani është në bashkëpunim me institucionet në Itali më saktësisht me qytetin Bari dhe shtetet Spanjë dhe Qipro.

Ndërsa, kjo iniciativë kishte filluar nga programi Erasmus plus, i cili është një program i Bashkimit Evropian (BE), për të mbështetur arsimin, trajnimin, rininë dhe sportin në Evropë, i krijuar në vitin 1987.

Muzeu bullgar i dërgon personat me shikim të dëmtuar në rrugë të specializuara turistike, ku ata të mund të njihen me vlerat kulturore, duke ndërtuar një enigmë mendore përmes zërit, prekjes, nuhatjes dhe shijes.

Këtë e ka shpjeguar drejtuesja e projektit, Dessislava Hristova, nga Muzeu Historik, e cila ka thënë se rrugët në Dobrich janë testuar nga vullnetarët me shikim të dëmtuar dhe nxënës nga shkolla e mesme profesionale lokale e turizmit, shkruan Agjencia Bullgare e Lajmeve, transmeton RTV Dukagjini.

Gjithashtu, ajo ka deklaruar se turistët me shikim të dëmtuar do të dëgjojnë një pjesë të shfaqjes radiofonike për klasiken e letërsisë bullgare “Albena” në Memorialin e Shtëpisë së Jordan Jovkovit, dhe do të luajnë okarinë dhe sende prekëse që përdoren në prodhimin e bukës në Kompleksin e vjetër etnografik Dobrich.

Udhërrëfyesit në rrugët turistike janë trajnuar për të përdorur metodën Peraltravia – Anotherway të psikologut italian, Francesco Piccolo.

Kjo metodë është një lloj eksperimenti i një rruge të planifikuar që është e krijuar nga grupi i pjesëmarrësve italianë nga projekti i tyre “Një rrugë tjetër”, i cili po ashtu financohet nga programi Erasmus Plus.

Shija e redaktorit

Shkruan Romeo Çollaku, përkthyesi i romanit “Lugina e lumit Issa”...

Përkthyesi i librit, Romeo Çollaku, ndan me lexuesit historinë e “Lugina e lumit Issa” shkruar nga autori polak Czesław Miłosz. Nga ROMEO ÇOLLAKU Romani Lugina e lumit...

28 vite nga rënia e Zahir Pajazitit, Hakif Zejnullahut e...

Sot (e premte) shënohet 28 vjetori i rënies së heronjve të kombit, Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha. Më 31 janar të vitit...

Diplomon gjenerata e 61-të e Policisë së Kosovës

Nën intonimin e himnit të Kosovës është bë hapja zyrtare e ceremonisë së diplomimit të 462 kadetëve të Policisë së Kosovës të gjeneratës së...

Të fundit nga rubrika