Muzeu i Muzikës në Gjakovë përfshihet nga zjarri

Një zjarr i madh ka kapluar Muzeun e Muzikës në Gjakovë, duke nisur hetimet e menjëhershme. Asnjë dyshim mbi shkaqet e zjarrit ende nuk është konfirmuar, sipas zëdhënësit të Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Lumni Graishta

Pamje nga Muzeu i Muzikës në Gjakovë, foto e marrë nga Klan Kosova.

Këtë të mërkurë, Muzeu i Muzikës në Gjakovë është përfshirë nga një zjarr i madh, sipas  njoftimit të zëdhënësit të Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Lumni Graishta.

Për portalin Dukagjini, ai ka bërë të ditur se njësitet policore dhe ato të zjarrfikësve janë në vendngjarje dhe prokurori është njoftuar për ngjarjen.

Për momentin, sipas tij, hetimet janë në fazën fillestare dhe ende nuk ka indicie ose dyshime mbi shkaqet e zjarrit.

“Njësitet policore dhe ato të zjarrfikësve janë në vendngjarje. Është njoftuar prokurori, hetimet janë në fazën fillestare, ende nuk kemi indicie as dyshimet mbi shkaqet e zjarrit.”, ka thënë për portalin Dukagjini, Graishta.

Ai ka shtuar se Policia është duke pritur raportin e ekspertit të zjarreve, ndërsa hetimet do të vazhdojnë të zhvillohen nga sektori rajonal i hetimeve.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika